“Netflix” synon të ulë kostot, shkurton rreth 1 000 vende pune
– Gjiganti i transmetimit të filmave dhe serialeve “Netflix” planifikon të shkurtojë rreth 6% të vendeve të punës, ndërsa përballet me ngadalësimin e rritjes së biznesit, sipas “Variety”.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëdrejtuesit ekzekutivë të kompanisë, Greg Peters dhe Ted Sarandos.
Në fund të vitit të kaluar, “Netflix” kishte rreth 16 000 punonjës. Kjo do të thotë se shkurtimet mund të prekin afërsisht 1 000 vende pune.
Disa javë më parë, në një konferencë, Sarandos pranoi se kompania po rritej më ngadalë nga sa do të dëshironte ai.
“Netflix” mbetet lider i padiskutueshëm në tregun e transmetimit të filmave dhe serialeve në internet.
Sipas të dhënave të fundit të kompanisë, në fund të vitit 2025, shërbimi kishte më shumë se 325 milionë familje abonente.
Vitin e kaluar, “Netflix” tentoi të blinte aktivitetet e prodhimit të filmave dhe serialeve të gjigantit të Hollivudit, “Warner Bros”, por oferta e tij u tejkalua nga grupi i argëtimit “Skydance”.
“Skydance” synon tani të krijojë një konkurrent të fuqishëm për “Netflix”, duke bashkuar platformën e tij të transmetimit “Paramount+” me “HBO Max” të “Warner Bros”.
Kjo do të bashkonte katalogët e tyre të gjerë me filma dhe seriale televizive.
Sipas njoftimit, të publikuar nga “Variety”, shkurtimet e vendeve të punës do të prekin disa sektorë të kompanisë, përfshirë burimet njerëzore, shërbimet ligjore dhe teknologjinë.
Peters dhe Sarandos theksuan se “Netflix” do të vazhdojë të investojë në fusha me potencial të lartë rritjeje.
“Netflix” pritet të publikojë rezultatet më të fundit financiare tremujore javën e ardhshme. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.