⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.65 ▲4.95%
ARI 4,152 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,390 ▼ -1.29% ETH $2,533 ▼ -1.52% XRP $1.3933 ▼ -3.45% SOL $112.7300 ▼ -3.2%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.65 ▲4.95 % ARI 4,152 ▲0.28 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.65 ▲4.95 % ARI 4,152 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Premier League

Bernardo Silva: Po e fiton titullin prej gabimeve tona, nuk më pëlqen loja e Arsenalit

Bernardo Silva minimizoi entuziazmin rreth Arsenalit në garën për titullin në Premier League, duke deklaruar se Manchester City do ta kishte fituar kampionatin në rrethana normale. Në një intervistë për “The Athletic”, mesfushori portugez pranoi rritjen e skuadrës së Mikel Artetës: “Është një grup që punon së bashku prej pesë vitesh. Është normale që janë pjekur dhe kanë nisur të luftojnë për titullin”.

Megjithatë, ai theksoi se nuk është i impresionuar nga loja e “Topçinjve”: “Nuk jam i dashuruar me lojën e Arsenalit, për mua rivali historik më i madh i City mbetet Liverpool”.

Silva u shfaq i zhgënjyer me sezonin e ekipit të Guardiolës dhe ia atribuoi kreun Arsenalit më shumë gabimeve të City sesa meritave të rivalëve: “Jam i bindur se, po të mos ishim në një sezon tranzicioni dhe të mos kishim bërë kaq shumë gabime, ne do ta kishim fituar këtë kampionat. Jo lehtësisht, por do ta kishim fituar. Është zhgënjyese”.

Dy javë nga fundi, Arsenali kryeson me vetëm dy pikë më shumë se City dhe ka një kalendar më të favorshëm, përballë Burnley dhe Crystal Palace.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.