⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.50 ▲4.78%
ARI 4,143 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,479 ▼ -1.23% ETH $2,536 ▼ -1.16% XRP $1.3993 ▼ -3.08% SOL $112.4900 ▼ -3.41%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.50 ▲4.78 % ARI 4,143 ▲0.06 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.50 ▲4.78 % ARI 4,143 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kronika

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Një 39-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi qëlloi me armë zjarri në ajër. Policia sekuestroi një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtushen, Bulqizë, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen, bashkia Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri në ajër”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.