Politika
Bernd Borchardt ambasadori i ri i OSBE-së në Shqipëri
Bernd Borchardt do të jetë ambasadori i ri prezencës së OSBE-së në Shqipëri duke zëvendësuar Florian Rauning, të cilit i përfundoi mandati. Lajmin e ka konfirmuar vetë prezenca nëpërmjet një njoftimi në Twitter.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e Ambasadorin Bernd Borchardt si Shef i Prezencës.
Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë”thuhet në postimin në rrjetin social.
Kreu i ri i Prezencës së OSBE-së, Bochardt pritet të nisë në shtator detyrën e tij.
Rreth 6 vite më parë ai ka qenë ambasador i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, përgjatë viteve 2007-2010. 61 vjeçari Borchardt ka qenë shefi i zyrës së EULEX në Kosovë, gjatë vitit 2012.