☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.65 ▼0.11%
ARI 4,014 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -0.5% ETH $2,318 ▼ -0.51% XRP $1.3036 ▲ +1.12% SOL $100.1700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

BERZH do të financojë projektin TANAP, ndërsa TAP jashtë fokusit

aaBanka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po mendon të financojë projektin e Gazsjellësit TANAP. Tolga Erguven, kreu i Bankës për Energjinë në BERZH për Rusinë, Azinë qendrore dhe Kaukazin, në një deklaratë për mediat azere forcoi zërat, duke pranuar publikisht se do të financojë projektin TANAP. “ Jemi duke diskutuar individualisht me sponsorët për të parë interesin e përbashkët të financimit”- pohoi z. Erguven.

I pyetur nëse edhe gazsjellësi Trans Atlantik (TAP) do të jetë pjesë e financimit, ai tha BERZH është aktivisht i përfshirë në këtë projekt, por mohoi për një financim të mundshëm në të.

Konsorciumi pret fonde nga një numër i madh organizatash, përfshirë edhe BERZH, si dhe një sërë agjencish kreditimi pjesë e shteteve në OECD. Aktualisht, aksionerët e TANAP janë: SOCAR 58 %, Botas 30 % dhe BP me 12 %.

Ndërsa, aksionerët e projektit TAP janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Fluxys (19 për qind), ENAGAS (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), Ndërsa kanë hequr dorë Norvegjezët e Statoil që zotëronin 20 për qind të kuotave. Fillimisht, burime të mediave azere njoftuan se për blerjen e aksioneve shfaqën interes malajzianët e Petronas, por ndonëse interesi është zyrtarizuar, shitja nuk është realizuar ende. Disa ditë më parë, interesat e aksioneve të Statoil iu shitën kompanisë italiane Snam për 208 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.