Bota

Biden thotë se nuk ka gjasa që raketa që ra në Poloni të jetë lëshuar nga Rusia

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se informacionet paraprake sugjerojnë se nuk ka gjasa që raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni të martën dhe vrau dy civilë, të jetë qëlluar nga Rusia.

Duke folur me gazetarët pas takimit me liderë të tjerë botërorë në Bali, Indonezi, presidenti u pyet nëse ishte shumë herët për të thënë nëse predha ishte qëlluar nga Rusia.

“Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht,” u përgjigj Biden.

Ai shtoi se “nuk ka gjasa sipas trajektores që të jetë qëlluar nga Rusia. Por ne do të shohim.”

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raportet për goditjen e raketave ruse në Poloni ishin një “provokim i qëllimshëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button