☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.89 ▲0.87%
ARI 3,882 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,040 ▼ -2.45% ETH $2,243 ▼ -0.86% XRP $1.2526 ▲ +0.93% SOL $95.4600 ▼ -1.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bien temperaturat, IHK jep parashikimin e motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë të shtunës në Kosovë pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Në disa pjesë të vendit, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, priten riga shiu, kryesisht me karakter lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.

Ndërkaq, për të dielën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 22 deri në 24°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

Kushtet biometeorologjike:

Të shtunën, ndryshimi i kushteve atmosferike dhe mundësia për reshje lokale mund të ndikojnë në rritjen e ndjeshmërisë së personave meteoropatë.

Të dielën, me përmirësimin e motit dhe rritjen e intervaleve me diell, kushtet biometeorologjike pritet të jenë më të favorshme për shumicën e njerëzve.

Temperaturat relativisht të buta gjatë ditës dhe freskimi gjatë natës do të krijojnë kushte përgjithësisht të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.

Kushtet agrometeorologjike:

Reshjet e mundshme të së shtunës mund të jenë të dobishme për furnizimin e tokës me lagështi. Megjithatë, karakteri lokal i reshjeve mund të shkaktojë shpërndarje jo të njëtrajtshme të sasisë së ujit.

Të dielën, kushtet më të qëndrueshme dhe temperaturat e përshtatshme do të favorizojnë zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore, si dhe punët në terren. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.