☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.58 ▲2.6%
ARI 4,546 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,954 ▲ +11.76% ETH $2,289 ▲ +19.26% XRP $1.1513 ▲ +14.66% SOL $87.5900 ▲ +13.36%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.58 ▲2.6 % ARI 4,546 ▲0.01 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.58 ▲2.6 % ARI 4,546 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Biografia politike e zgjedhësve në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja

Në prill drejtova një vrojtim statistikor në terren mbi vetidentifikimin dhe bindjet ideologjike të banorëve të rritur të Shqipërisë. Studimi u financua nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS)* dhe u bazua në një kampion të rastësishëm dhe të shtresëzuar gjeografikisht prej 1119 të rriturish në 12 qarqet e vendit, duke siguruar përfaqësim demografik, gjeografik dhe politik me një marzh gabimi statistikor nën 2.9%.

Ndër pyetjet e shumta në pyetësor, ishte edhe një pyetje mbi biografinë politike familjare para vitit 1990, si edhe një pyetje mbi votimin në zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Duke kryqëzuar përgjigjet për këto dy pyetje, llogarita se sa të anketuar të çdo kategorie biografike votuan ose nuk votuan vjet, apo për kë votuan ata që morën pjesë në zgjedhje. Dhe meqë kampioni i vrojtimit përfaqësonte statistikisht gjithë popullsinë e rritur të vendit, rezultatet japin një pasqyrë të përafërt të elektoratit në Shqipëri.

Nga ekstrapolimi i përafërt statistikor, rezultoi se rreth 520 mijë banorë të rritur të vendit, nga 1.9 milion gjithsej (pra mbi 27% e totalit), janë nga familje që gjatë periudhës së komunizmit, ishin të përndjekura politikisht, ose ishin fillimisht komuniste e më pas të përndjekura, ose të përziera (shihni tabelën e mëposhtme). Nga këta, 18% votuan vjet për PS, 47% për PD-ASHM, 9% për parti të tjera, dhe 26% nuk votuan fare.

Rreth 387 mijë banorë të rritur të vendit, nga 1.9 milion gjithsej (pra mbi 20% e totalit), janë nga familje komuniste. Nga këta, 72% votuan vjet për PS, 10% për PD-ASHM, 7% për parti të tjera, dhe 10% nuk votuan fare.

Rreth 982 mijë banorë të rritur të vendit, nga 1.9 milion gjithsej (pra pothuaj 52% e totalit), janë nga familje që nuk i përkasin asnjërës prej kategorive të mësipërme. Nga këta, 39% votuan vjet për PS, 22% për PD-ASHM, 12% për parti të tjera, dhe 26% nuk votuan fare.

*Studimin mund ta lexoni të plotë në faqen e KAS: https://www.kas.de/en/web/albanien/single-title/-/content/statistische-studie-zur-ideologischen-identitaet-in-albanien

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.