Bisedimet e paqes për luftën në Ukrainë, Kallas: Evropa nuk duhet të bie në kurthet që po ngre Rusia
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka paralajmëruar kundër rënies dakord të BE-së me propozimet e bisedimeve për Ukrainën nga Rusia, duke thënë se kjo do t’i lejonte Moskës të shpërqendronte vëmendjen nga veprimet e saj dhe në fund ta linte Evropën në një pozicion më të keq.
Ajo përshëndeti palën amerikane që më në fund pranoi atë që tha ajo një vit e gjysmë më parë se për çdo marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës nevojiten edhe evropianët.
“Shpresoj që thjesht të mos jemi në tryezën e bisedimeve, por në fakt po ndikojmë shumë në rezultatin e këtyre negociatave. Më e rëndësishmja është që ne t’i përmbahemi marrëveshjes sonë që së pari armëpushimi, pastaj marrëveshja e paqes dhe më pas çdo lloj bisedimesh të tjera… kur Rusia ende paraqet kërkesat e saj maksimale, atëherë edhe ne duhet t’i përmbahemi kërkesave maksimale dhe të fillojmë negociatat që nga ajo pikë”, tha ajo.
Kallas paralajmëroi se ekziston rreziku që evropianët “të bien në grackat që po ngre Rusia”, ndërsa Moska po përpiqet të largojë vëmendjen nga fakti që nuk ka armëpushim.
“Nëse biem në atë kurth që fillojmë të diskutojmë arkitekturën evropiane të sigurisë, atëherë nuk mendoj se jemi në një vend më të mirë. Në fakt jemi në një vend më të keq”, shtoi ajo.
“Le të përqendrohemi te ajo që kemi në dorë. Kemi një agresor dhe një viktimë. Agresori nuk ka shqetësime për sigurinë, pasi askush nuk e ka sulmuar ndonjëherë. Ata kanë sulmuar të tjerë. Dua të them, mbani fokusin, njerëz”, theksoi Kallas.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.