🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.52 ▼0.25%
ARI 3,890 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $69,310 ▼ -4.56% ETH $1,960 ▼ -2.62% XRP $1.0193 ▼ -1.24% SOL $80.9400 ▼ -0.76%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.52 ▼0.25 % ARI 3,890 ▲0.11 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.52 ▼0.25 % ARI 3,890 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Bota

VJENË – Irani refuzon rikthimin e inspektimeve bërthamore të IAEA-së

VjENË, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Irani ka refuzuar për momentin zhvillimin e bisedimeve me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për rifillimin e inspektimeve në objektet e tij bërthamore, bëri të ditur agjencia e Kombeve të Bashkuara, e cila mbikëqyr aktivitetet bërthamore në nivel ndërkombëtar.

Sipas një raporti të IAEA-së, të publikuar sot, Teherani ka njoftuar se bisedimet nuk janë të mundura për shkak të situatës aktuale të sigurisë.

Që prej fillimit të sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar, Republika Islamike ka lejuar shumë pak inspektime nga ekspertët ndërkombëtarë. Inspektorët e OKB-së kanë mundur të kryejnë vetëm një vizitë të fundit në centralin bërthamor të Bushehrit.

Megjithatë, IAEA-ja dhe vendet perëndimore kërkojnë verifikimin e rezervave të uraniumit të pasuruar në nivele shumë të larta, pothuajse të përshtatshme për prodhimin e armëve bërthamore, të cilat Irani i ka grumbulluar gjatë viteve të fundit.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Rafael Grossi, ka propozuar një afrim gradual mes organizatës dhe autoriteteve iraniane, me qëllim rikthimin e besimit dhe krijimin e kushteve për një marrëveshje më të gjerë. Ai ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve teknike për mënyrën se si mund të realizohen inspektimet në të ardhmen.

Grossi i ka kërkuar gjithashtu Teheranit të paraqesë një raport mbi gjendjen e objekteve bërthamore që nuk janë goditur nga sulmet amerikane dhe izraelite. Një tjetër shqetësim i agjencisë lidhet me mungesën e informacionit për një objekt të ri të planifikuar për pasurimin e uraniumit.

Uraniumi i pasuruar në nivele të larta mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore, megjithëse Irani vazhdon të mohojë se synon të krijojë një arsenal të tillë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.