Bitri rrit dozën: Ndoshta merituam edhe më shumë, por…
“Bëmë maksimumin, e merituam”. Mbrojtësi i Egnatias, Eneo Bitri ka komentuar për “Studio Europa” në RTSH barazimin 1-1 të arritur përballë Midtjylland në “Elbasan Arena”.
“Ndoshta meritonim edhe më shumë, ishin mundësitë, por jemi të kënaqur me barazimin. Goli i pësuar? Kishim punuar gjatë gjithë javës, e dinim që sulmonin shtyllën e dytë me shumë lojtarë. Ishte një zhvendosje nga ana jonë, Sota kishte dalë me lojtarin që mbulonte jashtë pozicionit. Duhet të tregoheshim më të kujdesshëm”.
“Por ky është futbolli duhet të pranojmë edhe gabimet. Nuk vuajtëm shumë, ata vuajtën me ne në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, pasi bënë 3 zëvendësime, na bllokuan mirë, por në fund ia dolëm. Vuajtë, pak, por ia dolëm. Me kundërshtarin që kishim, duhet të jemi të gjithë krenarë”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.