☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.65 ▼0.11%
ARI 4,014 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -0.5% ETH $2,318 ▼ -0.51% XRP $1.3036 ▲ +1.12% SOL $100.1700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bizneset në Komisionin e Ekonomisë: Ja sugjerimet tona për paketën fiskale

cccDhomat e tregtisë dhe Industrisë në vend japin sugjerimet e tyre lidhur me ndryshimet në paketën fiskale, por edhe të ligjeve ekonomike. Duke diskutuar një për një ligjet ekonomike, fillimisht kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë tha se për paketën fiskale nuk janë konsultuar grupet e interesit.

“Paketa duhet t’i shërbejë zhvillimit të qëndrueshmërisë së ekonomisë dhe sipërmarrjes. Është e thjeshtë të thuash përjashtojmë bizneset e vogla nga taksat, por cilat biznese?! Ngërçi këtu është te strukturat e ndërmarrësisë. Kjo mund të sjellë vend edhe për abuzime”- tha z. Jaka. Nga ana tjetër, duke përfshirë mendimet e të gjithë bizneseve, ai shprehu sugjerimin se duhet bërë kujdes në ndarjen dhe kategorizimin e profesioneve të lira, për vendimin e rritjes së masës së kontributeve për to. ” duhen analizuar aftësitë e tyre në treg dhe të bëhet një kategorizim sipas kësaj”- tha kreu i DhTI.

Një tjetër ccështje që u diskutua ishte rritja e taksës së industrisë së sigurimeve. Sipas përfaqësuesve të Dhomave, industria e sigurimeve në vendin tonë, ndonëse e vogël, ka një trend rritës dy vitet e fundit. Rritja e taksës do frenojë këtë industri dhe do të stopojë sigurimin vullnetar.

Ndërsa Luan Bregasi nga Biznes Albania, listoi 5 çështje, që sipas tij duhen parë me një sy kritik për t’u ndryshuar. ” Jemi dakord me formalizimin, por duhet parë legjislacioni me kujdes, duhet raport mes masës administrative dhe dënimit penal. “- tha z. Bregasi, duke u ndalur edhe te kërkesa për uljen e taksës së banesës për shërbime dhe tregti, te taksa e fjetjes, te ligji i akcizës etj. Stefan Pinguli foli për problemet në fushën e prodhimit të birrës. Sipas tij, ligji i akcizës dëmton prodhimin vendas. “Më mirë të ulet akciza e vendit dhe të rritet ajo e importit. Klima e prodhimit të birrës në vend nuk është e mirë ndaj ka shumë import. Me këto politika të huajt nuk tërhiqen të investojnë në vend por më mirë sjellin prodhimin e tyre.”- tha z. Pinguli. Ai shtoi se të gjithë prodhimin e birrës e bëjmë me mall importi, nuk ka eskluzivitet pasi kostot janë të larta.

Përfaqësues nga industria e hotelerisë dhe turizmit shprehen mendimet e tyre, duke i sugjeruar komisionit uljen sa më shpejt e taksës së turizmit në 10%, pasi me fluksin e turistëve që Mesdheu ka, Shqipëria nuk është konkurruese vetëm për taksën. Përfaqësuesi i Dhomës së Fasonëve Gjergj Gjika shprehu shqetësimin e tij për taksën e ambienteve që përdoren për shërbime e tregti. Sipas tij, më e larta në rajon dhe dëmton sipërmarrjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.