🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.19 ▼0.86%
ARI 4,495 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,733 ▼ -6.41% ETH $1,774 ▼ -5.05% XRP $1.1709 ▼ -4.87% SOL $69.2700 ▼ -7.63%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.19 ▼0.86 % ARI 4,495 ▲0.63 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.19 ▼0.86 % ARI 4,495 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Bizneset shqiptare dhe sfida e rritjes së produktivitetit, ku qëndron problemi i vërtetë?

Bizneset shqiptare kanë ende një rrugë të gjatë për t’iu afruar standardeve të Bashkimit Evropian sa i përket produktivitetit. Sipas një studimi të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri arrin vetëm në 29% të mesatares së BE-së, bazuar në të dhënat e vitit 2023.

Të dhënat tregojnë se një punonjës në një ndërmarrje shqiptare prodhon mesatarisht 14 924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo vlerë arrin në 19 645 euro. Në vendet e Bashkimit Evropian, një punonjës në NVM prodhon mesatarisht rreth 52 mijë euro në vit, ndërsa në bizneset e mëdha rreth 87 mijë euro.

Produktiviteti i ndërmarrjeve të mëdha në Shqipëri rezulton sa 22.6% e mesatares së bizneseve të mëdha në BE dhe mbetet ndër më të ulëtit në rajon. Serbia kryeson me rreth 31.4 mijë euro prodhim për punonjës, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 27 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut me 21.6 mijë euro.

Megjithëse Shqipëria ka shënuar rritje reale të produktivitetit, ritmet aktuale konsiderohen të pamjaftueshme për të ngushtuar shpejt hendekun me Bashkimin Evropian. Parashikimet tregojnë se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk pritet të arrijnë nivelin aktual të të ardhurave për frymë të BE-së brenda katër dekadave të ardhshme.

Një nga sfidat kryesore për ekonominë shqiptare mbetet rritja e vlerës së shtuar në prodhim dhe shërbime, në mënyrë që rritja e pagave të shoqërohet me rritje të produktivitetit dhe të ruhet konkurrueshmëria në tregjet ndërkombëtare.

Procesi i afrimit me standardet e BE-së ndikohet edhe nga zhvillimet demografike dhe vështirësitë financiare. Popullsia në moshë pune në Shqipëri ka rënë me 18% që nga viti 2011, kryesisht për shkak të emigrimit të profileve të kualifikuara në fusha si teknologjia, inxhinieria dhe shkencat e aplikuara. Kjo situatë po kufizon aftësinë e bizneseve për të përthithur teknologji të reja dhe për të rritur konkurrueshmërinë.

Ndërkohë, papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, ndërsa tregu i punës përballet me një mospërputhje të theksuar mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe kërkesave reale të bizneseve.

Një tjetër pengesë mbetet qasja e kufizuar në financim. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përballen me kërkesa më të larta për kolateral krahasuar me kompanitë e mëdha, për shkak të perceptimit më të lartë të rrezikut nga bankat. Në të njëjtën kohë, instrumentet alternative të financimit mbeten ende pak të zhvilluara në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të rajonit.

Këto sfida shfaqen në një moment kur bizneset duhet të investojnë në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital për t’u integruar në tregun evropian, procese që kërkojnë kapital të konsiderueshëm dhe fuqi punëtore të specializuar.

/Marrë nga Monitor

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.