Ekonomia

Biznesi austriak në Shqipëri: Situata ekonomike jo e mirë

AustriaZyra Tregtare Austriake, si çdo vit, ka zhvilluar, anketën “Barometri i Ekonomise Shqiperi-Zeri i biznesit austriak ne Shqiperi“ për investorët austriakë, nëpërmjet të ciles dalin disa konkluzione lidhur me situatën ekonomike në vendin tonë.

Anketimi është zhvilluar ne fillim te vitit 2015, konkretisht nga data  2 dhjetor 2014  deri ne 5 shkurt 2015, ku nëpërmjet konkluzioneve, reflektohet mendimi i shumices se firmave austriake ne Shqiperi.  Duhet thënë se firmat Firmat austriake janë kryesisht në sektorin e shërbimeve, por edhe në energjitikë.

Lidhur me situatën ekonomike në bazë të anketimit rezulton se “më shumë se gjysma e të anketuarve e vlerësojnë situatën ekonomike aktuale në Shqipëri si jo të mirë”. Kurse “Për 2015, në krahasim me 2014, 60% e të anketuarve presin të njëjtën situatë në firmën e tyre”.

Edhe per investimet e huaja optimizmi është i kufizuar.  “Atraktiviteti i Shqipërisë për investime të huaja vlerësohet i ulët nga 35% e të anketuarve”, thuhet ne konkluzionet e anketimit.

Divergjencat më të mëdha ndërmjet rëndësisë dhe satisfaksionit i përkasin faktorëve: Lufta kundër Korrupsionit, morali i pagesës dhe procedura të shpejta aprovimi të lejeve.

Kurse lidhur me kualifikimin e punonjësve gjykimi është pozitiv. Konludohet se “me cilësinë e punonjësve, përafrimin e Shqipërisë me BE-në dhe disponueshmërinë e punonjësve të kualifikuar, firmat austriake janë relativisht të kënaqura”.

Firmat austriake “dëshirojnë nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama,siguri ligjore & mbrojtje për investimet, luftë kundër korrupsionit dhe ligje të thjeshta tatimore”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button