🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,323 ▼0.24%
DOW 50,206 ▼1.09%
NASDAQ 24,406 ▲0.32%
NAFTA 82.10 ▼3.01%
ARI 3,728 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $62,632 ▼ -2.19% ETH $1,752 ▼ -2.69% XRP $0.9672 ▼ -0.24% SOL $72.9900 ▼ -0.31%
S&P 500 7,323 ▼0.24 % DOW 50,206 ▼1.09 % NASDAQ 24,406 ▲0.32 % NAFTA 82.10 ▼3.01 % ARI 3,728 ▼3.54 % S&P 500 7,323 ▼0.24 % DOW 50,206 ▼1.09 % NASDAQ 24,406 ▲0.32 % NAFTA 82.10 ▼3.01 % ARI 3,728 ▼3.54 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Investigim

Biznesi që ndau dy vëllezërit

Një biznes familjar i ndërtuar dhe i administruar prej afro tre dekadash në Sarandë është kthyer në objekt të një konflikti mes dy vëllezërve, i cili tashmë ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

Një vit më parë, Pandeli Nika doli publikisht për të denoncuar të vëllanë, Llambi Nika, duke e akuzuar se i kishte marrë kontrollin e biznesit familjar, kishte tjetërsuar pronësinë e kompanisë dhe e kishte nxjerrë atë me dhunë nga aktiviteti që kishin ndërtuar së bashku.

Pandeli Nika, zotërues i 50 për qind të aksioneve të kompanisë “Nika sh.p.k.” me qendër në Sarandë, pretendonte se vëllai i tij, së bashku me bashkëshorten, e kishin përjashtuar nga biznesi dhe kishin kaluar pronësinë e subjektit në emër të saj. Ai kishte deklaruar gjithashtu se, pavarësisht denoncimeve të përsëritura, Prokuroria e Sarandës nuk kishte nisur procedim për pretendimet e tij.

Por konflikti mes dy vëllezërve nuk mbeti vetëm në nivelin e një mosmarrëveshjeje për pronësinë e kompanisë. Pandeli Nika iu drejtua organeve të drejtësisë edhe me një kallëzim penal, ku pretendonte se Llambi kishte falsifikuar dokumentet e shoqërisë, duke përpiluar dhe nënshkruar në emër të tij disa vendime të asamblesë së ortakëve.

Sipas kallëzimit, këto dokumente ishin paraqitur më pas si vendime të miratuara dhe të firmosura nga ortakët, ndonëse Pandeli Nika këmbëngulte se nuk i kishte nënshkruar dhe as miratuar ato. Sipas tij, përmbajtja e dokumenteve nuk pasqyronte vullnetin e asamblesë, ku ai zotëronte gjysmën e aksioneve.

Çështja përfundoi në Prokurorinë e Tiranës, ku hetimet nuk u kufizuan vetëm te pretendimet për falsifikimin e dokumenteve të kompanisë. Kontrolli i aktivitetit financiar të “Nika sh.p.k.” nxori në pah edhe dyshime për fshehje të ardhurash dhe shmangie të detyrimeve tatimore.

Gjatë kontrollit tatimor, sipas hetimeve, në pajisjen kompjuterike ku ruheshin llogaritë e kompanisë u konstatuan dy programe të ndryshme për mbajtjen e të dhënave financiare: “Bilance online N” dhe “Bilanci shpk”.

Në programin e parë pasqyroheshin faturat e brendshme të lëshuara nga shoqëria, por që nuk rezultonin të fiskalizuara. Ndërsa në programin e dytë regjistroheshin faturat e fiskalizuara.

Sipas prokurorisë, përdorimi i dy sistemeve mundësonte mbajtjen e një pjese të transaksioneve jashtë pasqyrimit zyrtar të aktivitetit financiar. Nga kjo skemë, dyshohet se janë shmangur detyrime tatimore në vlerën e rreth 12 milionë lekëve.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq pronarin e kompanisë, Llambi Nika, dhe administratoren A.N., të akuzuar për fshehje të ardhurash dhe falsifikim dokumentesh.

Shoqëria “Nika sh.p.k.” ushtron prej afro tre dekadash aktivitet në tregtimin me shumicë dhe pakicë të artikujve industrialë, bujqësorë, blegtoralë dhe ushqimorë, si dhe të materialeve të ndërtimit.

Ndaj Llambi Nikës dhe administratores A.N. është vendosur masa e ndalimit të daljes jashtë territorit të Shqipërisë. Tashmë, do të jetë gjykata ajo që do të shqyrtojë provat e mbledhura nga prokuroria dhe do të përcaktojë përgjegjësinë penale të të pandehurve.

Kompania “Nika sh.p.k.” ushtron prej rreth 30 vitesh aktivitet në tregtimin me shumicë dhe pakicë të artikujve industrialë, bujqësorë, blegtoralë dhe ushqimorë, si dhe të materialeve të ndërtimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.