☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,602 ▼0.23%
DOW 52,405 ▼0.16%
NASDAQ 25,369 ▼0.38%
NAFTA 89.01 ▲2.87%
ARI 3,891 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,502 ▼ -4.07% ETH $2,019 ▼ -3.01% XRP $1.0337 ▼ -2.67% SOL $81.5200 ▼ -4.08%
S&P 500 7,602 ▼0.23 % DOW 52,405 ▼0.16 % NASDAQ 25,369 ▼0.38 % NAFTA 89.01 ▲2.87 % ARI 3,891 ▼2.75 % S&P 500 7,602 ▼0.23 % DOW 52,405 ▼0.16 % NASDAQ 25,369 ▼0.38 % NAFTA 89.01 ▲2.87 % ARI 3,891 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Investigim

Akuzat penale që përfshijnë 29 kryebashkiakë

Nga korrupsioni zgjedhor te tenderat dhe tjetërsimi i pronave, drejtuesit vendorë janë përballur me hetime, akuza dhe dënime për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar një vit burg për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që Shkrelit t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vjet.

Sipas hetimeve të SPAK, Shkreli dyshohet se ka ofruar përfitime ekonomike dhe avantazhe të tjera në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate. Provat, sipas prokurorisë, janë siguruar nga komunikimet e gjetura në telefonin e tij.

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, kryeministri Edi Rama e kritikoi publikisht Shkrelin gjatë një takimi, duke i kërkuar të mos luante “me dy porta”. Komentet e Ramës ngritën dyshime mbi bashkëpunimin e Shkrelit me kreun e PSD-së, Tom Doshi, ndonëse ai ishte zgjedhur në krye të Bashkisë së Vaut të Dejës nën siglën e Partisë Socialiste.

Kërkesa për dënimin e Shkrelit vjen pak ditë pas pretencës së SPAK për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Për këtë të fundit, prokuroria kërkoi dy vjet burg, të cilat, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohen me një të tretën. SPAK kërkoi që dënimi i mbetur të konvertohet në katër vjet shërbim prove, si dhe t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vjet.

Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera gjatë kohës kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Hetimi nisi pas kontrollit në banesën e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, ku u sekuestruan disa dokumente. Sipas SPAK, bashkëshortja e Berberit, Adela Ruko, drejtonte Komisionin e Vlerësimit të Ofertave për tenderin në fjalë. Ajo përballet me të njëjtën kërkesë për dënim si Beci.

Akuzat e SPAK ndaj Shkrelit dhe Becit janë pjesë e një numri më të gjerë çështjesh penale që përfshijnë drejtues vendorë. Sipas rasteve të evidentuara, 27 kryetarë dhe ish-kryetarë të tjerë bashkish janë përballur me hetime, procedime penale dhe procese gjyqësore, ndërsa disa prej tyre janë dënuar nga gjykatat. Katër prej tyre kanë qenë përfaqësues të opozitës, ndërsa pjesa tjetër e mazhorancës.

Nga arrestimi i Veliajt dhe dosjet e drejtuesve vendorë

Credits: LSA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shoqërohet nga oficerë e BKH-së pas vendimit të gjykatës për arrestimin e tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt 2025 në zyrën e tij në bashki, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të një hetimi për korrupsion, pastrim parash dhe vepra të tjera penale që lidhen me deklarimin e pasurisë dhe pengimin e hetimeve. Sipas prokurorisë, ai dhe persona të lidhur me të dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga marrëdhëniet me subjekte private që kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike. Veliaj i ka kundërshtuar akuzat.

Çështja ndaj Veliajt është një prej proceseve penale që kanë përfshirë drejtues dhe ish-drejtues të bashkive në vend. Një pjesë e tyre janë dënuar për shpërdorim detyre, korrupsion zgjedhor dhe shkelje në procedurat e prokurimit publik, ndërsa të tjerë janë ende nën hetim ose në proces gjykimi.

Për shpërdorim detyre është dënuar edhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, me dy vjet burg. Ndërsa ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, është dënuar në dy procese gjyqësore për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Në të njëjtën kategori përfshihet ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me një vit burg. Çështje për shpërdorim detyre janë zhvilluar edhe ndaj ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, ish-kryebashkiakut të Hasit, Adem Lala, dhe ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.

Ndërkohë, kryetari aktual i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, po përballet me proces gjyqësor për shpërdorim detyre, në lidhje me procedurat për hapjen e rrugëve. Në kuadër të një tjetër hetimi, SPAK ka marrë në pyetje edhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, për dyshime që lidhen me shpërdorimin e detyrës.

Një tjetër grup çështjesh lidhet me veprat penale kundër zgjedhjeve. Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur për një çështje që lidhet me dyshime për presion ndaj zgjedhësve gjatë zgjedhjeve të vitit 2025. Për të, SPAK ka kërkuar dënimin me dy vjet shërbim prove.

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Për blerje votash është dënuar edhe Fredi Beleri, i zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, me dy vjet burg.

Shkeljet në procedurat e prokurimit publik përbëjnë një tjetër grup çështjesh ndaj drejtuesve vendorë.

Për shkeljen e barazisë në tendera është dënuar me dy vjet burg edhe ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Ndërsa ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, është dënuar për të njëjtën vepër, me një dënim të konvertuar në shërbim prove.

Në këtë grup përfshihet edhe ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci, i cili është përballur me proces gjyqësor për shkeljen e barazisë në tendera dhe ankande publike. Ish-kryebashkiaku i Finiqit, Leonidha Hristo, është dërguar për gjykim për shkelje që lidhen me procedurat e tenderave.

Edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, është dërguar për gjykim nga SPAK për çështje që lidhen me tenderat. Ndërsa kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur për shkeljen e barazisë në tendera.

Hetimet ndaj drejtuesve vendorë kanë përfshirë gjithashtu çështje që lidhen me tjetërsimin e pronave dhe përfitimin e paligjshëm nga pasuritë publike.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është dënuar në dy procese gjyqësore për çështje që lidhen me abuzimin me pronat në bregdet. Për çështje pronësie është hetuar edhe ish-kryetari i komanduar i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano.

Në një tjetër çështje që lidhet me tjetërsimin e pronave, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua nga Apeli i GJKKO-së me dy vjet e tetë muaj burg. Sipas vendimit, ai ishte përfshirë në tjetërsimin e pronave në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë vendorë.

Çështjet që lidhen me ligjin e dekriminalizimit dhe deklarimin e të dhënave personale përbëjnë një tjetër kategori të procedimeve ndaj ish-zyrtarëve vendorë.

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, u shpall fajtor në vitin 2023 për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit dhe u dënua me 40 orë punë në komunitet. Për të njëjtën vepër është hetuar edhe kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, çështja e të cilit ka kaluar për gjykim.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, është përfshirë në një hetim pas një kallëzimi që lidhet me procedurat e dhënies me qira të pasurive publike.

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës dhe aktualisht deputet, Tërmet Peçi, është paraqitur në SPAK për të dëshmuar lidhur me një kallëzim të depozituar nga Partia Demokratike, ndërsa ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është përballur me proces gjyqësor për akuzën e pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.