☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 73.85 ▲0.45%
ARI 4,118 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,928 ▲ +1.28% ETH $1,746 ▲ +0.06% XRP $1.0966 ▲ +1.1% SOL $78.1500 ▲ +1%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 73.85 ▲0.45 % ARI 4,118 ▲0.88 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 73.85 ▲0.45 % ARI 4,118 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Kronika

BKH kontroll Ahmetajt! Agjentët në shtëpinë e partneres së ish-Ministrit, gjetën shuma me para

Me urdhër të SPAK  dhe me vendim te gjyqtarit antikorrupsion Erjon Bani , për gjashtë orë me radhë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kaluan nën lupë banesën e Erjola Hoxhës, e cila është bashkëjetuesja e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, që po verifikohet nga prokurorët e posaçëm në cilësinë e ish ministrit të financave.
Vila 22  në ngarkim të Hoxhës gjendet në Hamallaj, vendi ku ‘FBI’ shqiptare zbarkoi për orë të tëra duke administruar prova shkresore , ndërkohë që deklarohet se janë vendosur nën verifikim pasuror edhe 3 asete të tjera por edhe llogari bankare.

Apartamenti Valamar  porositur prej bashkëjetueses së Arben Ahmetaj , vila numër 73 Green Coast dhe një banesë në Tiranë  që i përket Albina Mancka, ish bashkëshortja e Ahmetaj. Roli i ish funksionarit  që u shkarkua nga posti i zv kryeministrit në korrik 2022, po verifikohet nga prokuroria antikorrupsion mbi dosjen e inceneratorëve.

Megjithatë ndaj tij pavarësisht akuzave publike, kallëzimeve të gazetarit Adriatik Doci dhe urdhër sekuestrove të kryera nga SPAK mbi gjetjet në emisionin Inside Story, SPAK ende nuk ka ngritur një akuzë konkrete.

Siç bëhet me dije hetimi ka të njëjtin efekt edhe ndaj personave të bashkëlidhur me ish ministrin e  financave, që rezulton se u pagua nga Klodian Zoto duke përfituar udhëtime dhe favore të tjera që po verifkohen si akomodimet në hotele luksoze.

Emri i Arben Ahmetajt përpos aferës së inceneratorëve u lakua mbas arrestimit të Alda Klosit, e cila ka mbajtur postin e shefes në ministrinë e Financave .  ish zyrtarja , aktualisht në burg kallëzoi për humbjen e përmbi 120 mijë eurove, por që pas arrestimit të sanitares Dobi, kësaj të fundit ju bllokuan në aspiratorin e kuzhinës rreth 400 mijë euro për të cilat insiston se i përkasin drejtoreshës së koncensioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.