E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu futet në lokal me hanxhar dhe i drejtohet banakierit me fjalët: “Hajde çikë jashtë, je gangster ti!”.
Në video shihen dy klientë që ngrihen me shpejtësi nga tavolina dhe dalin jashtë. Më pas, i riu shtyn njërin prej tyre, ndërsa një person tjetër ndërhyn për të shmangur përplasjen. I kërcënuari dëgjohet duke bërtitur dhe largohet për t’u fshehur.
Sipas informacioneve, disa ditë përpara kësaj ngjarjeje, i riu ishte dhunuar fizikisht së bashku me të atin. Ngjarja e fundit dyshohet se lidhet me konfliktet e mëparshme, ndërsa rrethanat e plota mbeten për t’u sqaruar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.