🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 94.26 ▲1.79%
ARI 4,159 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,250 ▼ -0.08% ETH $2,668 ▲ +0.64% XRP $1.4868 ▼ -0.03% SOL $117.8400 ▼ -1.39%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 94.26 ▲1.79 % ARI 4,159 ▼0.22 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 94.26 ▲1.79 % ARI 4,159 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Blegtorët i drejtohet qeverisë me 7 kërkesa, nga heqja e akcizës te nafta te rialokimi i fondeve

Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi, për shkak të kostove të larta dhe subvencioneve të ulëta. Përfaqësues të sektorit rikthejnë në vëmendje nisjen e protestave nëse nga institucionet nuk do të plotësohen kërkesat e tyre.

Disa blegtorë prodhues përfaqësues për sektorin, tashmë i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Bujqësisë Andis Salla dhe ministrit të Financave Petrit Malaj, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për situatën e sektorit të qumështit.

Në letrën e tyre, blegtorët shprehen se sektori ndodhet në kushte të vështira dhe se nevoja për zgjidhjen e problematikave është bërë gjithnjë e më emergjente.

Blegtorët kujtojnë dakordësimin e bërë në takimin e 7 prillit 2026 me ministrat e Bujqësisë dhe të Financave, kur sipas tyre ishte rënë dakord që çështjet e sektorit të trajtoheshin në muajin shtator. Por, sipas blegtorëve, situata e tregut nuk lejon më shtyrjen e zgjidhjeve.

“Aktualisht blegtoria është në kushte të vështira mbijetese dhe nevoja për zgjidhjen e kërkesave tona bëhet përditë edhe më emergjente. Kemi pritur Shtatorin sipas dakordësimit të bërë në takimin e datës 07.04.2026, por kjo pritje nuk mund të shtyhet më tej. E rrjedhur kjo nga problematikat që janë të njohura, por dhe ato të pa parashikuara që ndodhet sot tregu në Shqipëri”, theksohet në letrën e tyre.

Blegtorët rendisin 7 kërkesa konkrete për plotësim ndaj qeverisë. Një nga kërkesat kryesore të përfaqësuesve të sektorit lidhet me uljen e kostove të prodhimit përmes heqjes së akcizës dhe taksave mbi naftën për sektorin e blegtorisë.

Kjo kërkesë ishte edhe në qendër të protestave të fermerëve të zhvilluara në fillimin e muajit prill, të cilët kanë kërkuar rikthimin e skemës së naftës së subvencionuar. Heqja e skemës së naftës erdhi në një periudhë kur çmimet e karburanteve dhe të inputeve bujqësore pësuan rritje të konsiderueshme, duke shtuar presionin mbi fermerët për shtim të kostove prodhuese.

Qindra fermerë në protestë, kërkojnë rikthimin e skemës së naftës dhe rritje të subvencioneve

Një tjetër kërkesë konkrete financiare është që pjesa e fondeve të parealizuara nga skema për kompensimin 10% të TVSH-së të rialokohet për subvencionimin e blegtorëve.

Pra blegtorët prodhues kërkojnë që fondet e parashikuara për dhënien e kompensimit të TVSH-së 10%, por të papërdorura, të orientohen drejt mbështetjes së sektorit të blegtorisë.

Aplikimet për kompensimin e TVSH-së 10% kanë nisur nga 1 korriku. Efekti financiar në vitin e parë të zbatimit llogaritet rreth 1.5 mld lekë apo rreth 15 mln euro. Nga blegtorët është përsëritur disa herë se skema e kompensimit nuk pritet të jetë efikase, pasi masa e kompensimit përcaktohet në bazë të autofaturave të lëshuara prej grumbulluesve për blerjet e bëra te fermerët dhe blegtorët, që në shumë raste i lëshojnë me vlera që iu shërbejnë atyre për rregullimin e bilanceve.

Kompensimi 10% i TVSH-së, Shoqata e Blegtorëve ngre shqetësimin për mosdhënien e autofaturave

Një tjetër kërkesë është rishikimi i skemave ekzistuese të mbështetjes dhe shtimi i subvencioneve për blegtorët. Sipas prodhuesve, niveli aktual i mbështetjes nuk mjafton për të përballuar kostot dhe vështirësitë me të cilat përballet sektori.

Kërkesa të tjera të tyre janë është krijimi i një laboratori shtetëror për kryerjen e analizave të qumështit, rikthimin e tarifave për importin e qumështit pluhur, vajit të palmës.

Blegtorët kërkojnë që nga institucionet të forcohet kontrolli për qumështin e importit për përmbajtje të lëndëve të ndaluara. Ndërsa për ta problem mbetet edhe përmbajtja e etiketave të prodhimeve të produkteve të bulmetit, për rastet kur për prodhim vendas përdoret qumësht i importit.

Edhe më herët përfaqësues të blegtorëve ngritën për Monitor shqetësimin e vështirësive që po has sektori dhe paralajmëruan rikthimin e protestave në fillim të muajit shtator, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Kërkesat e blegtorëve prodhues

  1. Krijimi i një laboratori shtetëror për analizat e qumështit;
  2. Uljen e çmimit të naftës për blegtorët duke hequr akcizën dhe taksat;
  3. Vendosjen e tarifave për produktet e vajit të palmës, qumështit pluhur dhe hirrës;
  4. Rishikimin dhe shtimin e subvencioneve të dhëna ndaj blegtorëve;
  5. Etiketimi e produkteve duke treguar vendin e origjinës së qumështit me të cilin prodhohet;
  6. Rialokimin e pjesës së parealizuar nga skema e 10% në subvencione për blegtorët;
  7. Kontrolle në kufi për qumështin e importit për aflatoksinë, proteinë, yndyrë dhe ngarkesë mikrobiologjike.

“Kërkesat e sipërcituara janë jetike për situatën ku ndodhet aktualisht sektori i blegtorisë dhe rrjedhimisht kërkojmë një takim të përbashkët me të dy Ministritë sa më parë që të jetë e mundur pasi çdo ditë e më tepër po vështirësohet mbijetesa e këtij sektori”, theksojnë blegtorët në letrën e tyre. / D.Azo

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.