Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 81.11 ▼4.59%
ARI 4,716 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,650 ▼ -0.44% ETH $2,442 ▼ -1.61% XRP $1.4404 ▼ -2.53% SOL $97.1500 ▲ +0.22%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 81.11 ▼4.59 % ARI 4,716 ▲0.39 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 81.11 ▼4.59 % ARI 4,716 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Blinken: Kina është sprova më e madhe gjeopolike në botë

“Kjo kërkon angazhim në diplomaci dhe organizatat ndërkombëtare, sepse atje ku jemi tërhequr, Kina ka mbushur boshllëkun”, tha zoti Blinken gjatë një fjalimi në Departamentin e Shtetit.

Kryediplomati amerikan tha se Uashingtoni do të vazhdojë të konkurrojë, bashkëpunojë dhe nëse është e nevojshme do të jetë “kundërshtar” me Kinën, të cilën e quajti “i vetmi vend me fuqi ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike që mund të sfidojë seriozisht sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – të gjitha rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë funskionimin e botës ashtu siç duam ne”.

Fjalimi i kryediplomatit Blinken shpaloi strategjinë e Presidentit Biden për të “ripërtërirë fuqinë e Amerikës” në arenën globale, me premtimin për të “udhëhequr me diplomaci”.

Gjatë gjithë precidencës së tij, pararendësi i zotit Biden, Presidenti Donald Trump zhvilloi një luftë të ashpër tregtare me Pekinin, këmbëngulur në pretendimin se koronavirusi e kishte origjinën nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, dhe sfidoi kontrollin ushtarak të Pekinit në zonën e Detit të Kinës së Jugut ku kanë pretendime disa vende rajonale.

Dezinformimi për COVID-19

Zoti Blinken tha se mes synimeve kryesore të politikës së jashtme të administratës së Presidentit Biden përfshihet edhe puna për të frenuar pandeminë globale të koronavirusit, ndërtimi i një ekonomie globale më gjithëpërfshirëse dhe trajtimi i kërcënimit global në rrije ndaj demokracisë që u ndez edhe më shumë nga pandemia.

“Erozioni i demokracisë nuk po ndodh vetëm në vende të tjera. Po ndodh gjithashtu këtu në Shtetet e Bashkuara. Dezinformimi është i shfrenuar këtu. Racizmi strukturor dhe pabarazia e bëjnë jetën më të vështirë për miliona njerëz. Udhëheqësit e zgjedhur u vunë në shënjestër gjatë sulmit në Kapitol dy muaj më parë”, tha zoti Blinken. “Tani popuj të tjerë shikojnë nga ne për të parë nëse demokracia jonë është e fuqishme, nëse ne do të arrijmë t’i përballojmë sfidat në vend”.

Ripërtëritja e marrëdhënieve

Riparimi i marrëdhënieve me aleatët, trajtimi i ndryshimeve klimatike dhe fuqizimi i një “revolucioni të gjelbër energjetik” janë po ashtu në listën e përparësive të politikës së jashtme të Presidentit Biden, ashtu siç është edhe ruajtja e epërsisë në teknologji.

“Ne duam që Amerika të ruajë avantazhin shkencor dhe teknologjik sepse është kritike që ne të lulëzojmë në një ekonomi të shekullit 21. Por ne e dimë që teknologjitë e reja nuk janë automatikisht të dobishme”, tha zoti Blinken. “Ne duhet të sigurohemi që teknologjitë mbrojnë privacinë tuaj, e bëjnë botën më të sigurtë, më të shëndetshme dhe e bëjnë demokracinë më të fuqishme.”

Kryediplomati amerikan tha muajin e shkuar se administrata e Presidentit Biden do të kërkojë gjithashtu të forcojë dhe zgjasë marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe fuqive botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.