Kryeministri Rama u bën sërish ftesë për dialog studentëve
Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të diele.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka treguar se ka vendosur sërish ftesat për dialog jashtë ambienteve të Kryeministrisë.
Në pamje shihet një tavolinë prej guri, mbi të cilën janë vendosur ftesat me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa përreth saj ndodhen karrige dhe ulëse prej guri.
Ndërkohë, studentët kanë refuzuar të gjitha ftesat e mëparshme për dialog, duke vijuar të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.