Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,710 ▲ +1.49% ETH $2,115 ▲ +2.08% XRP $1.4194 ▲ +2.2% SOL $88.3900 ▲ +1.73%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Bllokadat greke i kushtojnë Bullgarisë mbi 10 milionë euro

Biznesi bullgar ka humbur më shumë se 10 milionë euro nga protestat e fermerëve grekë, që kanë bllokuar kufijtë për tre javë, tha për BIRN të hënën Unioni Bullgar i Transportuesve Ndërkombëtarë.

Kompanitë e transportit po planifikojnë të kërkojnë një kompenson nga Greqia për humbjet financiare që pësuan si rezultat i bllokadave.

Ministri i transportit, Ivaylo Moskovski premtoi të hënën se ofruesit bullgarë do të marrin ndihmë ligjore dhe logjistike, përfshirë procedim kundër fermerëve përpara gjykatave greke.

“Ne i kemi anulluar kontratat [me klientët] për të gjithë vitin. Në bizneset tona, klientët vlerësojnë më tepër shpejtësinë sesa çmimin, ndaj ata i ridrejtuan shërbimet e tyre në tregje të tjera,” tha Angel Trakov, president i Këshillit Ekzekutiv të Unionit të Transportuesve Ndërkombëtarë.

Fermerët grekë, kanë krijuar bllokada në pika të ndryshme kontrolli në kufirin Bullgari-Greqi që nga fundi i janarit, duke shkaktuar radhë jo normale në të dyja anët. Ata po protestojnë kundër reformave të sigurisë sociale, që do të përfshijë rritje taksash dhe të kontributeve për pensionet.

Më 9 shkurt, tensionet mes shoferëve bullgarë të kamioneve dhe protestuesve në Kulata-Promahonas përshkallëzuan kur katër kamionë bullgarë e shkelën bllokadën greke. Pasi u penguan, kamionistët bullgarë bënë një anti-bllokadë të shkurtër kundër makinave që vinin nga pala greke.

Yordan Arabadjiev, drejtor  i unionit të transportuesve, i tha BIRN se ishte e vështirë të vlerësoheshin humbjet totale të sektorit. Përveç problemeve të shkaktuara nga vonesat e shpërndarjes, humbjet indirekte përfshinin pagat, shpenzimet e udhëtimit, kontratat dhe humbje të klientëve.

Më 3 shkurt, ministri i jashtëm bullgar i kërkoi Komisionit Europian të ndërhyjë dhe të rikthejë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në kufirin greko-bullgar.

Më vonë, më 12 shkurt, në bisedimet mes presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncker, kryeministri bullgar Boyko Borisov e nxiti sërish BE-në të marrë masa për të normalizuar trafikun në korridorin e transportit.

Megjithatë, Komisioni tha se shtetet anëtare janë të detyruara të garantojnë vetë respektimin e legjislacionit të BE dhe nuk mund të ndërhyhet direkt.

Zv. kryeministrja bullgar, Meglena Kuneva pritet ta ngrejë çështjen për diskutim në një takim të zakonshëm të Këshillit të BE të martën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.