Europa

Bllokohet ALITALIA me 300 pasagjerë në Mauritius

Në Itali është shënuar viktima e katërt me koronavirus ndërsa janë regjistruar 152 të infektuar.

Për parandalimin e përhapjes një avion me 300 pasagjerë të Alitalias nga Roma eshte bllokuar nga autoritetet e ishullit Mauritius.

Autoritetet vendosën të ndalonin aeroplanin dhe treqind pasagjerë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve Coronavirus në vendin tonë.

Hyrja në vend është e mundur vetëm nëse udhëtarët pranojnë të qëndrojnë për një periudhë në karantine, në dy spitale në kryeqytet ose duhet të kthehen menjëherë në Itali, pa zbritur fare.

Një fluturim i Alitalia që u ngrit nga Roma këtë mëngjes u ndalua menjëherë pas zbarkimit në Mauritius, një ishull në Oqeanin Indian. Në aeroplan janë treqind vetë të lënë pezull, sipas Il Corriere della Sera.

Autoritetet lokale, e dhanë këtë urdhër, për shkak të përhapjes së infeksionit. Alternativa është të kthehen menjëherë në Itali, pa u zhvendosur, me të njëjtim aeroplan me të cilin mbërritën.

Ndërkohë, pas vendimit të autoriteteve të ishullit Mauritius, në Ministrinë e Punëve të Jashtme po zhvillohet një tryezë krize për të zhbllokuar situatën në bordin e fluturimit të përfshirë.

Ndërkohë, pas një ekzaminimi fillestar, autoritetet vendosën të linin në aeroplan vetëm pasagjerë nga Lombardia dhe Veneto. Të gjithë të tjerët, të ardhur nga rajonet italiane të konsideruara “jo në rrezik”, mund të zbresin, pa detyrimin e karantinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button