Bllokohet përkohësisht hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, shkak një aksident (VIDEO)
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja mes dy automjeteve ka qenë e fortë dhe mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll trafikun e mjeteve. Gjithashtu po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi mësohet se është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.