Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prok
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si ‘Çilo Hunderri’, si dhe mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gram.
Ndërkohë Erigels Mela ka pasur të atin prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe momentalisht e ëma e tij, Mimoza Mela, punon si sekretare në këtë Prokurori.
Devolli ka qenë nën arrest shtëpie në Tiranë për dy vjet.
Shpërthimi para policisë ishte i mirëmenduar pasi prisnin sa të zbrazej rruga. Pista e hetimit dyshohet dhe për një hakmarrje të mundshme me Artan Myrtajn që u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.