☁️
Tiranë 17°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,848 ▲ +0.99% ETH $2,547 ▲ +1.68% XRP $1.4192 ▲ +1.09% SOL $112.0500 ▲ +1.84%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Kush e qëlloi plumbin e parë më 11 tetor? Publikohen dokumente të panjohura për fillimin e kryengritjes në Prilep

Dokumente të panjohura më parë për fillimin e kryengritjes antifashiste në Maqedoni u publikuan nga “Sloboden Pečat”: bëhet fjalë për një skicë të hartuar nga policia bullgare një ditë pas sulmit ndaj stacionit policor të Prilepit më 11 tetor 1941, gjatë kërkimeve, bastisjeve dhe arrestimeve që pasuan. Origjinali i dokumentit ruhet në Arkivin Shtetëror, së bashku me një tjetër dëshmi të panjohur për Dushan Naumovskin, partizanin që qëlloi plumbin e parë në atë sulm, siç njofton “Večer Pres”.

Në skicë paraqiten në detaje stacioni policor, pozicionet e rojeve, vendet nga ku vepruan sulmuesit, drejtimet e sulmit dhe vendndodhja ku u hodh bomba. Dokumenti ruhet në fondin numër 1095 të Arkivit Shtetëror, mes materialeve që administrata bullgare e rrethit i la pas tërheqjes nga Prilepi në shtator të vitit 1944. Në titullin e tij shkruhet se është skicë e stacionit policor të sulmuar natën mes 11 dhe 12 tetorit nga “sabotuesit komunistë”.

Në aksionin e 11 tetorit morën pjesë 16 partizanë të çetës së Prilepit “Goce Delçev”, të ndarë në tri grupe: njëri duhej të sulmonte stacionin policor, i dyti të lironte të burgosurit dhe i treti të priste lidhjet telefonike me vendet përreth. Grupin pesëanëtarësh që sulmoi stacionin e udhëhoqi Dushan Naumovski, i cili vrau rojen bullgar.

Historiani dhe arkivisti Branislav Svetozareviq i tha “Večer Pres”-it se bëhet fjalë për një dëshmi jashtëzakonisht të vlefshme pikërisht sepse është hartuar nga autoritetet e atëhershme të okupimit. Ai theksoi se një pjesë e madhe e dokumentacionit për këtë periudhë u dërgua në Bullgari, ku studiuesit maqedonas ende nuk kanë qasje.

Dokumenti i dytë, i titulluar “Karakteristika”, përmban të dhëna biografike për Dushan Naumovskin dhe pjesëmarrjen e tij në Luftën Nacionalçlirimtare. Sipas tij, pas sulmit ai u tërhoq me shokët, por më vonë u sëmur nga malaria dhe u kthye në Prilep, ku u arrestua nga policia bullgare. Naumovski u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj burg dhe, siç shkruhet në dokument, megjithëse u rrah dhe u keqtrajtua gjatë burgimit, nuk zbuloi asnjë nga shokët e tij. Drejtori i Arkivit Shtetëror, Dimitar Bogeski, theksoi se dy dokumentet plotësojnë njëri-tjetrin: skica mundëson rindërtimin e sulmit, ndërsa dokumenti biografik ndriçon rrugën jetësore të njërit prej pjesëmarrësve kryesorë. Dokumentet u publikuan me rastin e 85-vjetorit të 11 Tetorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.