Politika
Blushi prezanton partinë në 1 nëntor
Deputeti Ben Blushi do të prezantojë partinë e tij ditën e martë në 1 nëntor.
Ai u largua nga Partia Socialiste pas shumë muajsh përplasjesh duke marrë me vete edhe deputeten Mimoza Hafizi.
Para pak ditësh ata njoftuan largimin zyrtarisht nga PS dhe formimin e një formacioni të ri politik.
Blushi ndërkohë ka nisur takimin në rrethe dhe në 1 nëntor pritet të bëjë zyrtar emrin e partisë së tij dhe logon e saj.
Në një mbledhje të para tre ditëve ku Blushi ishte me 100 prej personave të parë që u anëtarësuan në partinë e re, ai u prezantoi atyre emrin e partisë si edhe logon e saj, që do të bëhen publike ditën e martë.