Kosova

Jabllanoviq viziton gjakovarët e zhvendosur në Serbi

Duket se ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq nuk i kujtohen masakrat që janë bërë në Kosovë nga regjimi serb i atëhershëm, por i kujtohet t’i vizitojë të shpërngulurit nga Kosova në Serbi, përkatësit të vizitojë disa nga serbët kosovarë të zhvendosur, të cilët jetojnë në komunën e Prokuples.

jabllanoviq-viziton-gjakovar-euml-t-e-zhvendosur-n-euml-serbi_hdJablanoviq tha për Tanjugun se “do të vizitojë serbët e zhvendosur nga Kosova, të cilët jetojnë në Serbinë qendrore, ndërsa në kuadër të kësaj vizite, do të vizitojë edhe disa familje gjakovare që jetojnë në Prokuple”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se këtë vit do të sjellë një projekt që synon kthimin e romëve të zhvendosur nga Kosova, të cilët jetojnë në Mal të Zi dhe Maqedoni.

“Ky është një projekt i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përfundimi i tij do të bëhet brenda këtij viti, ndërsa parashikohet ndërtimi i 286 shtëpive për të kthyerit”, tha Jablanoviq.

Kujtojmë se ministri serb po përballet me protesta të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët po kërkojnë largimin e tij nga qeveria e Kosovës, pasi Jabllanoviq javë më parë i kishte quajtur “egërsira” protestuesit gjakovar që ndaluan hyrjen e serbëve kosovarë në manastirin e Gjakovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button