Kthesë në gjyqin ndaj Netanyahut! Gjyqtarja deklaron se ka pak gjasa për dënim, sugjeron rrëzimin e akuzave
Gjyqtarja izraelite Rivka Friedman-Feldman njoftoi se shanset për dënimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu janë të pakta, duke treguar se akuzat kundër tij duhet të hidhen poshtë.
Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi që të rishikohet një çështje e dytë gjyqësore kundër kryeministrit izraelit. Lidhur me çështjen e tretë, gjyqtarja theksoi se prokuroria duhet të kërkojë të arrijë një marrëveshje me mbrojtjen .
Qëndrimi i gjykatës është një “pushim politik” për Netanyahun, sipas një raporti në Times of Israel.
Kryeministri izraelit ka mohuar kategorikisht çdo shkelje, duke pretenduar se akuzat ishin sajuar si pjesë e një grushti shteti të tentuar nga policia , prokurorët dhe kundërshtarët e tij politikë .
Gjykata kishte treguar më parë dy herë se nuk e konsideronte akuzën për ryshfet në rastin e parë si të bazuar. Megjithatë, qëndrimi i saj i sotëm shkon shumë më tej, duke e bërë të qartë se gjyqtarët nuk shohin mundësi për një dënim në këtë rast të veçantë.
Lidhur me rastin e dytë, gjykata konsideron se nuk është e bindur se veprimet e pretenduara përbëjnë vepër penale dhe, për këtë arsye, vë në dyshim nëse ka bazë të mjaftueshme që çështja të vazhdojë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.