🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,710 ▲0.44%
DOW 52,350 ▼0.02%
NASDAQ 26,397 ▲0.87%
NAFTA 100.57 ▼1.17%
ARI 4,063 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,479 ▲ +0.06% ETH $2,338 ▲ +0.39% XRP $1.3199 ▲ +1.29% SOL $100.9000 ▼ -1.27%
S&P 500 7,710 ▲0.44 % DOW 52,350 ▼0.02 % NASDAQ 26,397 ▲0.87 % NAFTA 100.57 ▼1.17 % ARI 4,063 ▲0.61 % S&P 500 7,710 ▲0.44 % DOW 52,350 ▼0.02 % NASDAQ 26,397 ▲0.87 % NAFTA 100.57 ▼1.17 % ARI 4,063 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Dy shtetas akuzohen për bashkëpunim me shërbimin sekret iranian

LONDËR, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Dy shtetas britanikë janë akuzuar për përfshirje në një komplot për të ndihmuar shërbimin e zbulimit së Iranit, në kuadër të hetimeve për një incident të dyshuar terrorist pranë bazës së Forcave Ajrore Mbretërore britanike, “RAF Fairford”.

Policia britanike kundër terrorizmit bëri të ditur se Mohmed Abdulkarim, 24 vjeç, nga Londra, do të dalë sot përpara Gjykatës së Magjistraturës në Westminster. Ai akuzohet për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjence, në bazë të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023.

Së bashku me të do të dalë përpara gjykatës edhe Nouman Essghir, 24 vjeç, gjithashtu nga Londra. Ai akuzohet për hyrje në një zonë të ndaluar me qëllim cenimin e interesave të Britanisë së Bashkuar.

Policia kundër terrorizmit deklaroi se beson që shërbimi i huaj i zbulimit i përfshirë në këtë çështje është ai i Iranit.

Laurence Taylor, ndihmëskomisioner dhe drejtues i policisë kundër terrorizmit në Britaninë e Madhe, tha se autoritetet kanë identifikuar një sërë incidentesh gjatë muajve të fundit, për të cilat dyshohet se janë drejtuar nga shteti iranian.

Ai shtoi se policia po bashkëpunon me institucionet e tjera për të ndërhyrë dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve të tilla. Taylor u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë, duke theksuar se informacionet e dhëna nga publiku mund të ndihmojnë hetimet.

Ndërkohë, një 25-vjeçar me shtetësi të dyfishtë britanike dhe iraniane, i arrestuar më 20 tetor nën dyshimin për ndihmë ndaj shërbimit iranian të inteligjencës, është liruar pa akuza. Megjithatë, ai mbetet nën garanci policore, pasi ishte arrestuar më 1 tetor edhe nën dyshimin për përgatitjen e akteve terroriste.

Pesë persona të tjerë të arrestuar gjatë hetimeve vazhdojnë të jenë nën masën e kontrollit të policisë

Frank Ferguson, drejtues i prokurorisë për krimet e rënda dhe kundër terrorizmit në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës (CPS), konfirmoi se është vendosur të ndiqen penalisht dy personat në bazë të legjislacionit për sigurinë kombëtare.

Ai theksoi se hetimet për incidentin pranë bazës “RAF Fairford” vijojnë dhe se prokuroria do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet përkatëse./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.