🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,722 ▲0.59%
DOW 52,443 ▲0.16%
NASDAQ 26,446 ▲1.06%
NAFTA 100.08 ▼1.65%
ARI 4,071 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,496 ▼ -0.38% ETH $2,344 ▲ +0.06% XRP $1.3213 ▲ +1.23% SOL $100.8500 ▼ -1.63%
S&P 500 7,722 ▲0.59 % DOW 52,443 ▲0.16 % NASDAQ 26,446 ▲1.06 % NAFTA 100.08 ▼1.65 % ARI 4,071 ▲0.82 % S&P 500 7,722 ▲0.59 % DOW 52,443 ▲0.16 % NASDAQ 26,446 ▲1.06 % NAFTA 100.08 ▼1.65 % ARI 4,071 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

PARIS, 27 tetor /ATSH-AFP/- Pesë vendet kryesore evropiane të NATO-s deklaruan se janë të gatshme të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit, duke riafirmuar njëkohësisht se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i domosdoshëm.

Ministrat e Mbrojtjes të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe, të cilat përbëjnë grupin E5, u zotuan për bashkëpunim më të ngushtë me Uashingtonin pas bisedimeve të zhvilluara në Paris për forcimin e rolit të Evropës në mbrojtjen e saj.

Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet theksuan se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet dhe të kontribuojë më shumë brenda aleancës. Megjithatë, ato nënvizuan se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet thelbësor për një NATO të fortë dhe të besueshme.

“Shtetet e Bashkuara janë dhe do të mbeten një aleat i domosdoshëm, ndërsa angazhimi i vazhdueshëm amerikan në sigurinë evropiane është thelbësor për një NATO të fortë dhe të besueshme”, thuhet në deklaratë.

Ministrja franceze Catherine Vautrin deklaroi se pesë vendet kishin rënë dakord të punonin për ndërtimin e një Evrope më të fortë brenda një NATO-je po aq të fortë.

Sipas saj, kjo do të realizohet përmes një plani të koordinuar dhe në transparencë të plotë me Uashingtonin.

Edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila mori pjesë në takim, theksoi nevojën për modernizimin e forcave të armatosura dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake evropiane.

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Pawel Zalewski, shprehu besimin se çdo marrëveshje për reduktimin e trupave amerikane do të koordinohet me aleatët, në mënyrë që të shmangen boshllëqet në kapacitetet mbrojtëse dhe në parandalimin e kërcënimeve.

Ministrat e Mbrojtjes të grupit E5 riafirmuan gjithashtu angazhimin për të mbështetur Ukrainën, megjithëse nuk njoftuan ndihma të reja financiare apo operacionale. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.