🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.57%
DOW 52,413 ▲0.1%
NASDAQ 26,444 ▲1.05%
NAFTA 100.05 ▼1.68%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,512 ▼ -0.2% ETH $2,346 ▲ +0.4% XRP $1.3245 ▲ +1.68% SOL $101.0600 ▼ -1.26%
S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,720 ▲0.57 % DOW 52,413 ▲0.1 % NASDAQ 26,444 ▲1.05 % NAFTA 100.05 ▼1.68 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Sporti

Vora-Vllaznia në RTSH, Laszlo: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, duam 3 pikët

Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vorës, që do të luhet nesër në orën 13:30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku i shkodranëve vlerëson kundërshtarin, por thekson se skuadra e tij kërkon tre pikët në këtë takim.

“Nuk mund të mendojmë gjithmonë për të kaluarën nëse duam të ndërtojmë të ardhmen. Ndaj, tani jam i përqendruar te ndeshja e nesërme dhe do të jetë padyshim një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo e mëparshmja. Për këtë ndeshje duhet të jemi të përgatitur fizikisht dhe mendërisht, pasi është një situatë e re për ekipin. Tre ndeshje brenda javës, ndaj duhet të ruajmë ekuilibrin e mirë.

Kemi këtë ritëm për të përballuar, për këtë arsye shpresoj që ekipi të jetë i përgatitur si mendërisht, ashtu edhe fizikisht. Ndeshja duhet të luhet në një stadium me bar artificial. Janë shumë gjëra të reja. Duhet të përshtatemi dhe kjo është ajo që desha t’ju tregoja tani.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Duhet të stabilizojmë pozicionin, ndoshta të ngjitemi më lart, por gjithmonë mendoj se nuk duhet të flasim për tabelën e klasifikimit, pasi e dimë se duhet të mbledhim ende shumë pikë. Të jem i sinqertë, shumëkush më pyeti kur erdha këtu dhe tha që nuk jemi ekipi favorit në tri ndeshjet e para.

Edhe në këtë ndeshje nuk shkoj si ekip favorit, por të tregoj që jemi ekip konkurrues, nëse marrim një pikë apo tri pikë, është një ndryshim i madh. Për natyrën që kam, dua të fitoj çdo ndeshje, por ndonjëherë, edhe kur merr një pikë, thua se është fantastike. Por aktualisht kam folur për situatën tonë dhe duhet të mendoj vetëm për tri pikët. Unë mendoj se është një mesazh shumë i rëndësishëm për ekipin, sepse duhet ta dijë që kemi besim. Jemi një ekip konkurrues ndaj kujtdo.

Në fund të ditës, çfarëdo që të dalë, nuk mund ta kontrolloj. Por gjatë ndeshjes mund të kontrollojmë shumë gjëra dhe kjo është ajo që dua të shoh nga ekipi im.

Është shumë e rëndësishme si mesazh për të gjithë që duhet të qëndrojmë me të dyja këmbët në tokë dhe, nëse dikush mundohet të fluturojë, unë e kap që ta ul me këmbë në tokë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Vllaznisë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.