⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,793 ▲ +0.55% ETH $2,241 ▲ +1.14% XRP $1.1585 ▼ -1.99% SOL $89.5400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Kaos në aeroportet britanike, mbi 1 400 fluturime të anuluara

LONDËR, 9 shtator /ATSH-ANSA/ – Kaosi në trafikun ajror britanik po vazhdon edhe sot, pas një problemi teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të NATS, që shkaktoi mijëra vonesa dhe anulime në aeroportet e vendit.

Sipas Flightradar24, rreth 1 400 fluturime drejt dhe nga aeroportet britanike u anuluan të martën, ndërsa të mërkurën janë anuluar tashmë 177 fluturime të tjera.

Pothuajse të gjitha anulimet e reja janë regjistruar në Heathrow të Londrës, aeroporti më i ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Problemi preku sistemin e përpunimit të të dhënave të fluturimeve të NATS, duke shkaktuar ndërprerje në disa prej aeroporteve kryesore, përfshirë Heathrow, Gatwick, Manchester dhe Stansted. Edhe pse defekti teknik u zgjidh, pasojat vazhdojnë për shkak të grumbullimit të avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve dhe nevojës për të riorganizuar oraret.

NATS e ka përshkruar rikthimin në normalitet si një proces kompleks, duke paralajmëruar se do të duhet kohë që i gjithë rrjeti ajror të rikthehet në funksionimin normal. Ndërkohë, drejtuesi i NATS, Martin Rolfe, pritet të takohet me ministren britanike të Transportit për të diskutuar defektin dhe pasojat e tij.

Pasagjerëve u është kërkuar të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit, pasi vonesat dhe anulimet mund të vazhdojnë gjatë ditës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.