⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,156 ▼1.12%
DOW 49,657 ▲0.12%
NASDAQ 23,511 ▼2.4%
NAFTA 80.57 ▲0.5%
ARI 3,568 ▼2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,361 ▼ -5.1% ETH $1,665 ▼ -6.01% XRP $0.9103 ▼ -7.01% SOL $68.6900 ▼ -8.16%
S&P 500 7,156 ▼1.12 % DOW 49,657 ▲0.12 % NASDAQ 23,511 ▼2.4 % NAFTA 80.57 ▲0.5 % ARI 3,568 ▼2.3 % S&P 500 7,156 ▼1.12 % DOW 49,657 ▲0.12 % NASDAQ 23,511 ▼2.4 % NAFTA 80.57 ▲0.5 % ARI 3,568 ▼2.3 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën, rrezikojnë të bëhen objektiv i sulmeve ruse

– Kompanitë britanike, që furnizojnë me pajisje dhe materiale ushtarake, ushtrinë ukrainase janë paralajmëruar se mund të bëhen objektiv i sabotimeve të mbështetura nga Rusia, raportoi “Reuters”.

Paralajmërimi është dhënë nga Ministria britanike e Mbrojtjes dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Mbrojtëse (NPSA), pjesë e shërbimit sekret MI5, të cilat u kanë kërkuar kompanive, të forcojnë masat e sigurisë përballë rritjes së rrezikut nga ndërhyrjet ruse.

Sipas njoftimit, Rusia ka shtuar muajt e fundit, përpjekjet për të kryer akte sabotimi ndaj objekteve të lidhura me industrinë evropiane të mbrojtjes.

Këto veprime karakterizohen kryesisht, nga përdorimi i personave të rekrutuar si ndërmjetës dhe nga metoda relativisht të thjeshta sabotimi, si zjarrvënia.

Autoritetet britanike paralajmëruan se rreziku nuk kufizohet vetëm te kompanitë që prodhojnë pajisje ushtarake, por përfshin edhe të gjitha organizatat, që janë pjesë e zinxhirit të furnizimit për ushtrinë ukrainase.

Në njoftim theksohet se këto veprime synojnë të dobësojnë mbështetjen për Ukrainën dhe mund të shoqërohen me forma të tjera veprimtarie armiqësore, si kërcënimi dhe frikësimi i individëve, spiunazhi dhe operacionet e ndikimit përmes informacionit.

Kompanive u është kërkuar të kufizojnë informacionin e panevojshëm që publikojnë në internet, të forcojnë sigurinë fizike të objekteve të tyre dhe të trajnojnë punonjësit, për të identifikuar aktivitete të dyshimta, përfshirë vëzhgimin paraprak, të objekteve nga persona të paautorizuar.

Autoritetet britanike kanë këshilluar gjithashtu, kompanitë të kontrollojnë sistemet e kamerave të sigurisë, hyrjet dhe daljet e objekteve, si dhe të përgatitin procedura për reagimin ndaj rasteve të mundshme të sabotimit dhe zjarrvënies.

Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë dy ditëve, do të zhvillojë takime me dyer të mbyllura në Londër, me drejtues të kompanive të sektorit të mbrojtjes dhe të infrastrukturës kritike, për t’i informuar mbi kërcënimet dhe masat e nevojshme të sigurisë.

Ministri britanik i Sigurisë, Dan Jarvis, deklaroi se përpjekjet e fundit për sabotim në vende të ndryshme të Evropës, tregojnë seriozitetin e kërcënimeve.

Britania e Madhe ka akuzuar më herët Moskën për përfshirje në disa raste spiunazhi dhe sabotimi.

Vitin e kaluar, disa shtetas britanikë u dënuan për një sulm me zjarrvënie ndaj një biznesi të lidhur me Ukrainën, për të cilin autoritetet britanike pretenduan se ishte kryer me urdhër të Moskës.

Ndërsa në shtator, një person u akuzua se kishte përcjellë te shërbimet ruse të inteligjencës informacione rreth një fabrike prodhimi dronësh.

Edhe Estonia dhe Norvegjia kanë ngritur shqetësime për kërcënimet e mundshme të sabotimit nga Rusia.

Moska ka mohuar përfshirjen në operacione të tilla dhe në veprimtari të luftës hibride. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.