🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,797 ▼0.13%
DOW 51,667 ▼0.35%
NASDAQ 27,174 ▼0.26%
NAFTA 94.30 ▲0.6%
ARI 4,180 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,240 ▲ +0.94% ETH $2,508 ▼ -0.03% XRP $1.3682 ▲ +0.42% SOL $107.4300 ▼ -0.07%
S&P 500 7,797 ▼0.13 % DOW 51,667 ▼0.35 % NASDAQ 27,174 ▼0.26 % NAFTA 94.30 ▲0.6 % ARI 4,180 ▼0.26 % S&P 500 7,797 ▼0.13 % DOW 51,667 ▼0.35 % NASDAQ 27,174 ▼0.26 % NAFTA 94.30 ▲0.6 % ARI 4,180 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Kreu i MI5: Inteligjenca artificiale mund t’u mundësojë terroristëve akses te armët biolologjike

LONDËR ,13 tetor /ATSH -DPA/ – Inteligjenca artificiale (IA) mund t’u mundësojë terroristëve të sigurojnë akses te armët biologjike ose të krijojnë patogjenë të rinj, nëse mekanizmat mbrojtës të kësaj teknologjie nuk funksionojnë siç duhet. Paralajmërimi u bë nga kreu i shërbimit britanik të inteligjencës së brendshme MI5, Ken McCallum.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në selinë e MI5 në Londër, McCallum paraqiti përditësimin vjetor mbi kërcënimet terroriste me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar.

Ai theksoi se keqpërdorimi i inteligjencës artificiale për zhvillimin e armëve biologjike përbën një nga shqetësimet kryesore të shërbimeve të sigurisë.

“IA po përshpejton ndjeshëm tashmë garën e sigurisë kibernetike mes sulmuesve dhe mbrojtësve”, deklaroi McCallum, duke shtuar se kjo teknologji mund të prodhojë propagandë dhe materiale radikalizuese të përshtatura për individë të veçantë.

Sipas tij, autoritetet kanë identifikuar terroristë që kanë tentuar të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të përmirësuar mbikëqyrjen paraprake të objektivave dhe metodat e sulmeve. Përdorimi i dronëve të pajisur me teknologji të IA-së përbën një tjetër dimension të ri të këtij kërcënimi.

Megjithatë, shqetësimi më i madh lidhet me mundësinë që kjo teknologji të ndryshojë ndjeshëm nivelin e rrezikut që paraqesin armët biologjike ekzistuese, ose të mundësojë zhvillimin e armëve të reja.

McCallum paralajmëroi se, nëse mekanizmat mbrojtës të IA-së nuk funksionojnë siç duhet, edhe aktorë me njohuri dhe kapacitete të kufizuara mund të fitojnë aftësi të reja dhe të rrezikshme.

Ai kujtoi se prej vitesh organizatat terroriste kanë synuar të sigurojnë armë kimike, biologjike ose radiologjike, por realizimi i këtyre synimeve ka qenë i vështirë.

Sipas kreut të MI5, një nga rreziqet është që inteligjenca artificiale të bëjë të mundur përhapjen e njohurive të rrezikshme te persona që mund t’i keqpërdorin ato. Një tjetër shqetësim është mundësia që IA të gjenerojë patogjenë të rinj, të cilët nuk janë hasur më parë.

Krijohet qendër e re për vlerësimin e kërcënimeve nga IA

Gjatë fjalimit, McCallum njoftoi krijimin e një Qendre të re për Vlerësimin e Kërcënimeve nga Inteligjenca Artificiale. Ajo do të funksionojë në bashkëpunim me MI5, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, pjesë e selisë së komunikimeve qeveritare britanike (GCHQ).

Qendra do të vlerësojë rreziqet e mundshme që lidhen me zhvillimin e kësaj teknologjie.

McCallum ngriti gjithashtu shqetësimin për rreziqet që mund të lindin nëse sistemet e inteligjencës artificiale zhvillojnë aftësi për të menduar përtej kapaciteteve njerëzore, duke theksuar se njerëzimi nuk ka përvojë të mëparshme me një aktor që mund të jetë më inteligjent se vetë njerëzit.

Ai e cilësoi këtë si një sfidë të re, e cila kërkon vëmendje serioze edhe nga shërbimet britanike të sigurisë.

Në përfundim, kreu i MI5 u bëri thirrje qytetarëve britanikë të kontribuojnë në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe në rritjen e aftësisë së vendit për t’u përballur me krizat.

Ai identifikoi tri fusha kryesore ku nevojitet forcimi i qëndrueshmërisë: infrastruktura kritike e Mbretërisë së Bashkuar, kohezioni dhe qëndrueshmëria shoqërore, si dhe kapacitetet teknologjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.