🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▼0.01%
DOW 51,681 ▼0.33%
NASDAQ 27,215 ▼0.11%
NAFTA 94.19 ▲0.48%
ARI 4,173 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,195 ▲ +0.88% ETH $2,507 ▼ -0.21% XRP $1.3683 ▲ +0.74% SOL $107.7000 ▲ +0.06%
S&P 500 7,806 ▼0.01 % DOW 51,681 ▼0.33 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 94.19 ▲0.48 % ARI 4,173 ▼0.42 % S&P 500 7,806 ▼0.01 % DOW 51,681 ▼0.33 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 94.19 ▲0.48 % ARI 4,173 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama pas mbylljes së Kapitullit 20: Pa ngritur flamurin shqiptar në BE, nuk ndalemi!

Pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, kryeministri Edi Rama publikoi një video-mesazh nga Luksemburgu, ku u zhvillua Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke festuar së bashku me ekipin negociator një tjetër hap në procesin e integrimit europian të vendit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shfaqet pranë ekipit negociator shqiptar, teksa përcjell një mesazh optimist për ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian dhe vendosmërinë për të çuar deri në fund procesin e anëtarësimit.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka arritur të mbyllë një tjetër kapitull negociues dhe u shpreh i bindur se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt familjes europiane.

“Ja ku jemi prapë. Po, ne jemi. Po këtu jemi. Prapë një kapitull u mbyll. Se pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu dhe pa e vënë në krye, sepse është Albania me A dhe është më i bukuri flamur i Europës, ne nuk i ndahemi kësaj pune. Dhe kush nuk na ndahet ne, thjesht na ndihmon që ta bëjmë më shpejt këtë punë. Kurse ata që nuk duan, duan apo s’duan, prapë do të gëzohen kur ne do të vendosim flamurin e Shqipërisë.”, tha Rama në videon e publikuar nga Luksemburgu.

Shqipëria mbylli sot ndërmjetësisht Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.