Bota

BM – May dorëhiqet zyrtarisht nga kryetare e Konservatorëve

Theresa May formalizoi sot dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore britanike, të shpallura dy javë më parë përballë përpjekjes që dështoi për të marrë ratifikimin e marrëveshjes mbi Brexit nga Parlamenti.

Kryeministrja qëndron në drejtim të qeverisë në Downing Street deri sa Konservatorët do të kenë zgjedhur një pasues.

Procedurat zyrtare do të fillojnë javën e ardhshme, që do të përfundojnë me përcaktimin e drejtuesit të ri mes 22 dhe 25 qershorit.

Në garë janë 11 pretendentë. Favoriti kryesor eshte Boris Xhonson.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button