Bobbi Althoff ndahet nga Tyler Hawkins pas gati dy vjetësh lidhjeje: ishim dy njerëz shumë të ndryshëm
Basketbollisti Tyler Hawkins konfirmoi ndarjen në një video në TikTok më 16 nëntor, duke thënë se nuk pati një shkak të vetëm dhe se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje.
Bobbi Althoff, 29 vjeçe, ylli i serialit “The Secret Lives of Mormon Wives: Orange County”, dhe basketbollisti Tyler Hawkins, 27 vjeç, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati dy vjetësh bashkë, siç njofton Just Jared. Lajmi u bë i ditur të hënën, më 16 nëntor, kur Hawkins e konfirmoi vetë ndarjen në një video të publikuar në TikTok.
Sipas tij, çifti ishte ndarë rreth dy muaj më parë. Lidhja e tyre kishte nisur në nëntor të vitit 2024, çka do të thotë se ata qëndruan bashkë për gati dy vjet, para se të vendosnin të shkonin në rrugë të ndara.
Hawkins theksoi se ndarja nuk erdhi për shkak të një ngjarjeje të vetme dhe se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje. “Nuk ishte një ndarje e keqe. Nuk pati një gjë të vetme që na çoi në ndarje. Thjesht ishim dy njerëz shumë të ndryshëm dhe me kalimin e kohës kuptuam se nuk ishim aq të përputhshëm sa mendonim”, u shpreh ai në videon e tij.
Lidhja e tyre shfaqet edhe në sezonin e parë të serialit në Hulu, i cili pati premierën më 12 nëntor. Por kur seriali u publikua, Althoff dhe Hawkins tashmë ishin ndarë. Hawkins tha për People se ta shihte veten si çift në ekran, duke ditur se nuk janë më bashkë, ishte e vështirë, por shtoi se është i lumtur për reagimet pozitive që po merr Bobbi.
Më parë, Bobbi Althoff ishte e martuar me Cory Althoff, me të cilin ka dy vajza. Divorci i tyre u finalizua në gusht të vitit 2024, pak muaj para se ajo të niste lidhjen me Hawkins.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.