☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.42 ▲0.43%
ARI 4,390 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,612 ▲ +0.38% ETH $1,912 ▲ +0.3% XRP $1.0009 ▼ -0.18% SOL $76.9800 ▲ +1.38%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.42 ▲0.43 % ARI 4,390 ▼0.7 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.42 ▲0.43 % ARI 4,390 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Boçvarski: Premtimet e Toshkovskit për siguri dhe polici profesionale mbetën vetëm fjalë boshe

Deputeti i LSDM-së, Blagoj Boçvarski, në debatin e sotëm parlamentar për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vlerësoi se pas dy viteve mandat, premtimet për polici profesionale, reforma dhe siguri më të madhe kanë mbetur vetëm fjalë boshe.

“Ministri Toshkovski në fillim të mandatit premtoi polici profesionale dhe efikase, reforma, rritje të sigurisë dhe besimit të qytetarëve. Më tej kritere profesionale për avancim të bazuara në arsim, përvojë, aftësi dhe jo në kritere politike“, theksoi Boçvarski.

Ai shtoi se në vend të reformave të paralajmëruara, janë miratuar zgjidhje ligjore që hapin hapësirë për ndikime politike dhe partizim të policisë.

“U përpoqët përmes parimeve që nuk i takojnë një vendi që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, të cenoni parimin e sistemit të karrierës, ligj që seriozisht krijon hapësirë për ndikime politike dhe partizim të policisë si në periudhën deri në vitin 2017“, tha Boçvarski.

Ai kujtoi se edhe ekspertët, sindikatat dhe opinioni profesional kanë paralajmëruar për rreziqe nga politizimi, transparencë e ulët dhe cenim të sistemit të meritës në MPB.

Boçvarski vlerësoi se qytetarët kanë qenë dëshmitarë të cenimit serioz të gjendjes së sigurisë në vend. „Në vitet e fundit publiku ishte dëshmitar i një serie vrasjesh, tentativash për vrasje, përleshjesh të armatosura dhe krimesh të tjera të rënda që krijuan ndjenjë pasigurie tek qytetarët“, tha ai.

Ai shtoi se shqetësim shtesë paraqesin dyshimet për zbulim të sekreteve zyrtare, aferat e lidhura me persona nga rrethet më të larta shtetërore, si dhe rastet që hapin pyetje për efikasitetin e kontrollit të brendshëm në MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.