Rajoni

Bojko Borisov: Gjatë presidentes duhet të jemi një moderator i paanshëm

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Presidencës Bullgare kryeministri Bojko Borisov tha, se gjatë presidentes duhet të jemi një moderator i paanshëm, por në të njëjtën kohë çdo bullgar duhet të mbetet me bindjen, se BE-ja bën diçka për të. Sipas tij pas fjalisë së kryetarit të Këshillit Evropian Donalld Tusk, i cili foli në gjuhën bullgare, çdo fjalim zbehet. Ne si bullgarë duhet të vlerësojmë përpjekjet e kryetarit të Këshillit Evropian për të treguar respektin e institucioneve evropiane ndaj historisë sonë, theksoi zoti Borisov. Ai tha, se gjatë 6 muajve të Presidencës do të ketë shumë diskutime kushtuara politikës së kohezionit, problemeve të rajonit, politikës bujqësore, sigurisë kibernetike, mbrojtjes së përbashkët evropiane, migracionit. Sipas kryeministrit vendi ynë tani e ka shansin të përkrahë shpresën e popujve të Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button