“Bomba” e Donald Lu: Kryeprokurori për muaj me radhë ka folur kundër reformës në Drejtësi
Duke folur nga një tryezë e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë lëshoi akuzat e radhës.
Lu u shpreh se kryeprokurori Llalla dhe prokurorët janë kundër reformës në Drejtësi dhe për muaj me radhë kanë folur kundër saj
“Nëse ne Shoqëria Civile nuk jemi si sy shqiponja politikanët, prokurorët dhe gjyqtarët do të përpiqen të vjedhin gjithçka.
Kryeprokurori ka folur kundër Reformës në Drejtësi, prokurorët u përpoqën të sekuestronin serverin e ILDKP.
Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorinë. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi.
Shorti i KED, por kryeprokurori dërgoi vetëm një listë të vetme, Kushtetuta thotë se anëtarët duhet të zgjidhen me short, por prokurori dërgoi vetëm tre emra. Anëtarët e KED duhet ti nënshtrohen Vettingu” deklaroi Lu.