Bota

Bombardues amerikanë në misione fluturimi mbi Gadishullin Korean si përgjigje ndaj Phenianit

Dy avionë bombardues amerikanë fluturuan mbi Gadishullin Korean, në një mision 10-orësh, si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të raketave balistike interkontinentale (ICBM) nga ana e Phenianit, thanë sot Forcat Ajrore Amerikane të Paqësorit.

Ky mision erdhi vetëm një ditë pasi Koreja e Veriut testoi raketën e dytë ICBM, ndërkohë që ekspertët thonë se Pheniani ka mundësinë të godasë qytetet kryesore amerikane.

”Bombarduesit tip B-1B iu bashkuan avionëve luftarakë japonezë dhe atyre koreano-jugorë”, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore Amerikane të Paqësorit.

”Ky mision ishte përgjigje e drejtpërdrejtë e lëshimit të raketave ICBM nga ana e Koresë së Veriut”, theksonte deklarata.

”Avionët amerikanë u ngritën nga Guami dhe fluturuan mbi Gadishullin Korean nëpërmjet hapësirës ajrore japoneze”, shtonte ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button