⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.92 ▲2.85%
ARI 4,099 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,029 ▼ -1.35% ETH $2,414 ▼ -1.7% XRP $1.3316 ▼ -0.95% SOL $103.9700 ▼ -2.5%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.92 ▲2.85 % ARI 4,099 ▼1.22 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.92 ▲2.85 % ARI 4,099 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre d

Ka nisur në Tiranë Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA, me pëfaqësues të 91 vendeve. Për herë të parë vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje me rëndësi mbi prioritetet dhe zhvillimin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve gjatë tre ditëve me takime, panele dhe tryeza diskutimi mes përfaqësuesve të vendeve. PISA është një studim ndërkombëtar, i organizuar nga OECD, që mat aftësitë e 15-vjeçarëve në gjithë botën në lexim, shkencë dhe matematikë.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro përshëndeti ceremoninë e hapjes në të cilën mori pjesë edhe Drejtori për Edukimin dhe Aftësitë i OECD, Andreas Schleicher.

Por, sa më shumë ndryshon bota rreth nesh, aq më të rëndësishme bëhen disa aftësi themelore: të lexuarit, të menduarit matematikor, arsyetimi shkencor, kurioziteti dhe aftësia për të mos u dorëzuar përballë një problemi. Pikërisht këtu qëndron rëndësia e PISA-s sepse na ndihmon të kuptojmë jo vetëm çfarë dinë nxënësit, por edhe si e përdorin dijen në situata reale, si arsyetojnë, si kërkojnë zgjidhje dhe sa të përgatitur janë për të përballuar sfidat që i presin jashtë mureve të shkollës që bëhen gjithnjë e më të holla e më transparente”, u shpreh ministrja.

“Edhe Tirana, si shumë kryeqytete europiane, po kalon ditë jo të lehta me tensione dhe përplasje në hapësirën publike, ku kufiri midis ndërgjegjes sociale dhe adrenalinës së turmës, është më i hollë se një fije floku. Prandaj na duhet të përdorim të gjitha mjetet, për të kuptuar se çfarë duhet të ndryshojmë në qasjen tonë, edhe në burokracinë tonë arsimore, që lëviz shumë më ngadalë se sa adrenalina te nxënësit. Ama një parim na bashkon të gjithëve.

Fëmijët dhe të rinjtë duhet të kenë hapësirën për të shprehur mendimet e tyre, për të bërë pyetje, për të kërkuar ndryshime dhe për të mos qenë dakord. Por siguria, mirëqenia dhe e drejta e tyre për të mësuar duhet të mbeten gjithmonë në qendër të përgjegjësisë sonë. E vërteta është diku në mes. Arsimi i mirë ndërton edhe aftësinë për të dëgjuar tjetrin, edhe për të respektuar mendimin ndryshe, edhe për të argumentuar dhe për të gjetur zgjidhje përmes dialogut. Këto janë aftësi që nuk maten të gjitha me një notë si në provim, por që janë thelbësore për jetën e përbashkët dhe për një shoqëri demokratike.

Bashkëpunimi mes shkollës, familjes, mësuesve, institucioneve dhe vetë të rinjve është po aq i rëndësishëm sa çdo reformë apo investim. Pikërisht këtu qëndron edhe vlera më e madhe e PISA-s: Na jep mundësinë të shohim përtej përshtypjeve, të analizojmë të dhënat dhe të kuptojmë se çfarë duhet të ndryshojmë”, ishte fjala e ministres.

Më tej ajo përmendi punën e bërë mbi modernizimin e kurrikulave, moduleve trajnuese për përdorimin e qëndrueshëm të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit, programin “Pas Shkolle”, lëvizjen kombëtare për lexim 2.0, etj. si nisma që nxisin gjykimin kritik, mendimin kreativ dhe kuriozitetin për të mësuar më shumë.

Shqipëria shënoi përmirësim të ndjeshëm në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025 krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të OECD, në testin e matematikës Shqipëria është rritur me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë dhe në lexim me 50 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.