Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një mënyrë ndryshe për të përcjellë mesazhin e tij.
Pas incidenteve të dhunshme gjatë protestave të fundit, ku karriget e vendosura përpara Kryeministrisë u përmbysën dhe u thyen nga protestuesit në shenjë refuzimi për dialog, këtë herë ato janë zëvendësuar me stola guri.
Stolat e gurit, janë përdorur edhe nga protestuesit gjatë përplasjeve nw bulevard për të larguar kordonët e forcave të rendit.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur të përsërisë mesazhin e dialogut, duke theksuar rëndësinë e komunikimit mes qytetarëve që kanë bindje të ndryshme politike, por që ndajnë të njëjtin synimin për përmirësimin e vendit.
Rama ka nënvizuar se dialogu duhet të mbetet rruga për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke shmangur përplasjet dhe aktet që cenojnë rendin publik.
Thirrja e tij vjen pas situatave të tensionuara gjatë protestave, ku janë shënuar dëmtime të objekteve publike dhe private dhe përplasje me forcat e rendit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.