Përkujtohet Mbretëresha Geraldinë, 24 vjet pas vdekjes
Më 22 tetor 2002, u shua Mbretëresha Geraldinë.
E mbiquajtura “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”, zbarkoi në tokën shqiptare në dhjetor 1937, pas marrjes së një ftese nga motrat e Mbretit Zogu I, të cilit i ishte treguar një foto e saj gjatë një balloje të organizuar në Budapest. Kjo paranjohje mes tyre u ndërmor nga Sekretari i Zogut, Jak Koci dhe i dërguari hungarez, Cyczy.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se, një muaj pas ardhjes, më 30 janar 1938, Geraldina u fejua me Mbretin Zogu I. Ndërsa, më 27 prill 1938, pasi vunë kurorë, Geraldina u quajt “Mbretëresha e Shqiptarëve”. Duke u bërë pjesë e familjes mbretërore, Geraldina 22-vjeçare nisi të ushqente dashuri për vendin, ku edhe do të mbyllte sytë. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në emancipimin e gruas shqiptare.
Kontesha Geraldine Apponyi u lind në Budapest më 6 gusht 1915, kohë kur kish nisur shkërmoqja e Perandorisë Austro-Hungareze. Ndoqi shkollën angleze në Menton të Francës dhe më pas kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum-it, në Austri, ku kreu edhe Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Financiare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.