☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,711 ▼0.42%
DOW 52,267 ▼0.4%
NASDAQ 26,184 ▼1.38%
NAFTA 101.43 ▼1.31%
ARI 4,034 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,138 ▲ +0.67% ETH $2,352 ▲ +0.74% XRP $1.2978 ▼ -1.14% SOL $101.7400 ▲ +0.7%
S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 % S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, nafta shkon në 237 lekë. Shtrenjtohet gazi, ulet benzina

Nga dita e sotme deri të enjten, qytetarët do e blejnë më lirë naftën, benzinën por jo gazin.  Me vendimin e fundit të Bordit, nafta ulet me 8 lekë, benzina me 7 lekë dhe gazi është rritur me 6 lekë. Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë çmimet e karburanteve deri në fund të muajit kur do të mbahet mbledhja e radhës.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 116 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 104 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 29 mars – 31 Mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.