Bota

Boris nis “spastrimet”. Largon një të tretën e ministrave dhe kërcënon TV shtetëror

Sot deputetët rikthehen në dhomat e parlamentit, për të rimarrë në duar ligjin që do të rregullojë largimin nga Evropa.

Edhe pse rruga parashikohet të jetë më e lehtë për Johnson, mbeten gjithësesi shumë gjëra për të diskutuar. Të enjten Mbretëresha do të përurojë Parlamentin e ri me një ceremoni të reduktuar dhe më pas Johnson do të fillojë me lëvizjet e para.  Sot pritet zëvendësimi i Ministrit të Kulturës Nicky Morgan dhe Ministrit për Uellsin, Alun Cairns, por një qarkullim i plotë do të duhet të presë deri në shkurt. Ndërkohë që, tashmë po ravijëzohet një luftë e fortë me televizionin shtetëror. Një betejë, e cila tashmë ka filluar pjesërisht: Doëning Street ka kërkuar nga ministrat e vet që të mos marrin pjesë në programin e famshëm “Today Programme” gjatë fundjavës, në Radio 4 dhe burime qeveritare kanë bërë të ditur që ekzekutivi synon të “mos përfshihet fare” në të ardhmen. Por kryeministri mund të ngrejë stekën, pasi e ka bërë me dije gjatë fushatës zgjedhore, kur pretendoi se tarifa për televizionin është një taksë që nuk ka më asnjë arsye të ekzistojë.

Fjalimi i Mbretëreshës do të ilustrojë një rritje të shpenzimeve për të ringritur shërbimin shëndetësor kombëtar, me 33.9 miliardë paund gjatë katër viteve. Eshtë hera e parë në shumë vite që një qeveri angazhohet ligjërisht në këtë drejtim. 78 miliardë të tjerë do të përdoren gjithashtu për të përmirësuar transportin në Veri të Anglisë, me ndërtimin e rrugëve dhe urave të reja. Të gjitha objektiva, që vetë Johnson i kishte manifestuar personalisht një ditë pas votimit, kur shkoi në Veri, në zonën laburiste të Toni Blerit, e “pushtuar” nga Konservatorët për herë të parë në 84 vjet. Që të Premten, kryeministri kishte thirrur të gjithë zyrtarët e lartë publikë në Doëning Street, përfshirë sekretarin e kabinetit Mark Sedëill, duke theksuar se tani e tutje qeveria do të duhet të punojë për të përmirësuar jetën e votuesve të klasës punëtore në Veriun e Anglisë, të cilët kishin vendosur të votonin Konservatorët. Më 31 janar, departamenti për Brexit do të mbyllet, dhe stafi i tij do të ndahet midis ekipit të negociuesve të David Frostit dhe departamentit të tregtisë ndërkombëtare.

Kryeministri nuk do të bëjë pushim as për festat e Krishtlindjeve, të cilat do t’i kalojë duke hartuar një plan për ndryshime madhore në të gjithë sektorët e qeverisë. Ndër këto do të përfshihen: krijimi i një departamenti për kufijtë dhe imigrimin, i ndarë nga departamenti i brendshëm për të përmirësuar sigurinë dhe operacionet për sistemin e lejeve të kërkuara në periudhën pas Brexit, bashkimi i departamentit të tregtisë ndërkombëtare me atë të Biznesit, për të krijuar një organ më të fuqishëm në gjendje të inicojë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Australinë dhe në të njëjtën kohë të transformojë ekonominë e Anglisë Veriore; bashkimi midis Zyrës së Jashtme dhe Departamentit për Zhvillimi ndërkombëtar, dhe ndarjen e departamentit të biznesit nga departamenti i energjisë dhe ndryshimit të klimës. / Il Giornale – bota.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button