☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,349 ▼0.3%
DOW 45,290 ▲0.27%
NASDAQ 20,805 ▼0.69%
NAFTA 103.10 ▲3.47%
ARI 4,544 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
SOL $82.6500 ▲ +1.09%
S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 % S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Borxhet e bizneseve, Tatimet: Marrëveshje për shlyerje me këste

Bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve mund t’i shlyejnë ato me këste nëse pranojnë të paguajnë menjëherë 20 për qind të detyrimit.

Administrata tatimore njoftoi se ndërmarrjet, të cilat janë në vështirësi të përkohshme financiare nuk do të bllokohen, por mund ta paguajnë gradualisht detyrimin nëse pranojnë të lidhin marrëveshje.

Sipas tatimeve, përmes kësaj skeme bizneseve debitore do t’u jepet mundësia ta paguajnë borxhin me këste për një periudhë që zgjat nga momenti i lidhjes së marrëveshjes deri në fund të vitit pasardhës. Kështu nëse marrëveshja lidhet tani, bizneset do të kenë kohë deri në fund të vitit të ardhshëm për të paguar borxhin.

Sipas tatimeve, tatimpaguesit duhet të paguajnë detyrimin dhe kamatvonesat që kanë ndaj shtetit, ndërkohë që përfitojnë faljen e gjobës.

Pjesë e kësaj skeme janë të gjitha detyrimet që bizneset kanë për tatimin mbi vlerën e shtuar, kontributet e sigurimeve si dhe tatimet e mbajtura në burim.

Për të përfituar pagesën më këste biznesi duhet të dorëzojë një kërkesë me shkrim në degën tatimore ku ushtron aktivitetin. më pas janë tatimet që e njoftojnë atë nëse e kanë pranuar ose jo kërkesën. Në rastet kur kërkesa pranohet biznesi ftohet për të nënshkruar marrëveshjen

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.