Kronika

“Sikur të kisha dërguar luftëtarë në Siri, do kisha bërë mirë!”

Tjetër kërcënim nga salla e gjyqit të radhës ndaj imamëve dhe 7 të pandehurve në akuzë për rekrutime të shqiptarëve në Siri.

Një nga të pandehurit, Fadil Myslimani pak nga nisja e seancës së sotme gjyqësore të sotme, e quajti Edi Ramen “piktori mason”, ndersa kercenoi edhe Saimir Tahirin.

“Pse nuk flet piktori masonist kur vriten fëmijë të pafajshëm në Siri? Tahiri trembet tani, po ku do shkojë ai tani?”-tha ai.

Sipas tij, “kur vritet një mysliman është statistikë, kur vritet një qafir është tragjedi”.

Më tej ai ka deklaruar se nuk ka cuar kënd në Siri, por do ishte i lumtur nëse do e kishte bërë.

“Unë nuk ka dërguar njeri në Siri, por edhe sikur ta kisha bërë, do bëja gjënë më të mirë, se do prishja planin djallëzor të Francës dhe Amerikës për pushtimin e Lindjes së Mesme”- tha Myslimani.

Në seancën e sotme një nga imamët në akuzë, Genci Balla kërkoi të kishin në dorë përgjimet që u janë bërë gjatë hetimeve me pretendimin që prokuroria ka montuar transkriptimet, duke përdorur fraza të nxjerra nga konteksti. Kërkesa u pranua si nga gjykata edhe nga organi i akuzës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button