☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.40 ▼1.34%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,969 ▼ -1.1% ETH $2,313 ▼ -1.6% XRP $1.2941 ▼ -2.36% SOL $100.0800 ▼ -1.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Borxhi i ujësjellësve, 65 milionë euro fatura ndaj OSHEE

Sektori publik është përfshirë nga një zinxhir borxhesh të këqija, i cili ka prekur thuajse të gjitha ndërmarrjet shtetërore në nivel qëndror dhe lokal. Pas rrugëve dhe kompanive të energjisë, situata raportohet e rënduar edhe tek ujësjellësit.

 Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Energjisë tregojnë se borxhi i ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë ka arritur në mbi 65 milionë euro.

Situata është rënduar edhe më shumë gjatë këtij viti, ku vetëm për periudhën janar ttor ujësjellësit kanë krijuar 10 milionë euro detyrime të papaguara ndaj OSHEE-së.Sipas ministrisë së Energjisë shumë nga ndërmarrjet e ujësjellësit në vend janë në gjendje të vështirë financiare dhe nuk arrijnë të shlyejnë dot detyrimet financiare, veçanërisht faturën e energjisë.

Qeveria e ka të pamundur të ndërpresë energjinë për ndërmarrjet e ujësjellësave, pasi kjo do të linte pa ujë qytetarët duke krijuar një situatë edhe më të rëndë. Për shkak të gjendjes së rënduar, pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi një aksion të gjerë kundër vjedhjes së ujit.

Të dhënat tregojnë se aktualisht 67 për qind e ujit që prodhohet nga ndërmarrjet e ujësjellësave në rang vendi humbet për shkak të lidhjeve të paligjshme dhe rrjetit të amortizuar. Qeveria u ka dhënë 90 ditë kohë familjarëve që të shkëpusin lidhjet e paligjshme duke paralajmëruar se nga 1 shkurt ata që abuzojnë me ujin do të ndiqen penalisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.